Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,370 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, kush do te jete kapiteni i skuadres ne sezonin e ri? “Me sa duket kemi nje lufte te ‘ashper’ ndermjet…”

Inter, kush do te jete kapiteni i skuadres ne sezonin e ri? “Me sa duket kemi nje lufte te ‘ashper’ ndermjet…”
Inter Club Staff

Dicka eshte e sigurt ne kete moment tek Interi: me ardhjen e Onana, Samir Handanovic nuk do te jete me kapiteni i skuadres.

Keshtu, zikalterit po shohin per te zgjedhur nje kapiten K ri qe eshte aktiv ne fushe per te qene edhe me prezent ne vendimet ne loje.

Me Handanovic qe mund te perfundoje ne stol si zevendes i Onana, atehere dy lojtaret me te perfolur per kete jane Barella dhe Skriniar.

Edhe pse Brozovic aktualisht eshte zevendes kapiteni i skuadres, kete rol ne sezonin e ri pritet ta kete pikerisht njeri prej dy lojtareve me lart.

Por kush ka me shume mundesi tani? “Me sa duket, edhe pse Barella eshte pare favorit ne momentin e firmes se kontrates se re, disa gjera kane ndryshuar.”

“Milan Skriniar ka fituar shume pike me lidershipin e tij ne fushe dhe me disa sjellje ne situata te veshtira.”

“Ai nga shume njerez shihet si lojtari me adapt per te bere kete rol nderkohe ka te tjere qe mendojne se duhet te jete pikerisht Barella.”

“Aktualisht, edhe pse ata jane shoke shume te mire, lufta per te marre shiritin e kapitenit eshte shume e ‘ashper'”, tregon Corriere dello Sport.

“Kur themi te ashper, e kemi fjalen per deshiren e madhe. Sepse kushdo qofte kapiten sezonin e ardhshem, do te gezoje respektin e tjetrit. Barella dhe Skriniar jane shoke shume te mire dhe e sigurt qe nje shirit nuk do i ndaje ata.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.