Gazzetta zbulon gjithcka: “Dalin detajet e para te operacionit Scamacca: nje tjeter ‘mrekulli’ e Marottes?”
Me sa duket, sipas asaj qe shkruan La Gazzetta dello Sport, ne javet e fundit Beppe Marotta ka pasur shume takime me Giovanni Carnevali.
Pse? E thjeshte, ne veren e ardhshme Inter dhe Sassuolo pritet te levizin jo pak bashke ne merkaton e radhes.
“Gjithcka ka filluar me nje darke pas Kupes se Italise ndaj Romes, ku Beppe Marotta ka ngrene me Carnevalin te Ribot, restoranti i famshem disa metra larg nga San Siro.”
“Nderkohe, takimet e tjera kane ndodhur po ne Milano, por ne zonen e Breres. Takimet dihen per cfare po behen.”
“Ne mes eshte emri i Gianluca Scmacca, i cili eshte ne qender te diskutimeve te merkatos ne keto dite te rendesishme per Interin.”
“Ajo qe po ndodh eshte se Marotta po i afrohet nje tjeter mrekullie me blerjen e sulmuesit italian te Sassuolos.”
“Ai pritet te vije me nje operacion alla-Gosens, ku do te vije ne Milano ne huazim per nje apo dy sezone dhe me pas do te aktivizohet edhe e drejta e blerjes.”
“Ne kete aspekt sinjalet jane te rendesishme dhe te qarta. Inter eshte afer lojtarit dhe Sassuolo nuk deshiron te beje diference duke qene se Interi do i paguaje parate, edhe pse te ndara ne disa vite.”