Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,561 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon gjithcka: “Inter, ja oferta e fundit qe eshte bere per Dybala: lojtari me sa duket nuk eshte me…”

Gazzetta zbulon gjithcka: “Inter, ja oferta e fundit qe eshte bere per Dybala: lojtari me sa duket nuk eshte me…”
Inter Club Staff

Inter mbetet ne pole position per Paulo Dybala. Pavarsisht se pritja ka qene teper e madhe, Inter dhe Paulo do te donin qe te mbyllnin gjithcka sa me shpejt.

Gjithesesi, gjithcka eshte vonuar edhe per shkak te goditjes Romelu Lukaku qe duhet te mbyllej perpara fundit te qershorit.

Por nderkohe, nga ana e Dybala ka pasur nje bllokim, edhe pse sot per sot, Inter mbetet skuadra numer nje qe eshte prane tij.

La Gazzetta dello Sport e flet kete me siguri dhe nderkohe tregon edhe pozicionin e Interit, Romes dhe Milan, tre skuadrat italiane qe jane interesuar per te pas largimit nga Juventusi.

“Kurre si me pare kesaj radhe do te jete koha ajo qe do te komandoje fatin. Tashme eshte e ditur, Paulo Dybala eshte talenti me parameter zero me i paster ne kete merkato.”

“Ai deri me tani ka marre tre oferta te shkruara nga klubi zikalter, por asnjera prej tyre nuk ka qene fiks ashtu si Dybala ka dashur.”

“Por horizonti ka ndryshuar sidomos ne ditet e fundit, kur ai ka pare Romelu Lukaku ta parakaloje ne listen e prioriteteve te Interit.”

“Tani, Inter per te marre Dybala, do te duhet te beje dy shitje teper te veshtira, sepse ndryshe duket e pamundur.”

“Zikalterit ne kete moment jane akoma ne pole position, por rreziku eshte qe shume shpejt Inter te kete ndonje pretendent te fuqishem per te dhe prandaj Joya po shikon edhe verdalle nderkohe qe po pret Interin.”

“Po Milan? Per shkak te politikes se saj, Milan nuk eshte ne gjendje qe te barazoje oferten qe Inter i ka bere lojtarit.”

“Ajo ka qene gjashte milione euro (e ndare ne 5 milione plus 1 milione bonuse). Milan per kete arsye ka humbur lojtare ne te kaluaren me parameter zero sepse nuk ka qene dakord qe te rinovoje me keto shifra.”

“Prandaj, per te marre Dybala, argjentinasi duhet te pranoje nje page shume me te ulet nga ajo qe i ka ofruar Interi.”

“Ne kete moment nuk ka pasur asnje sulm nga Milan dhe asnje oferte, sepse pritshmeria qe ka Dybala eshte teper e larte.”

“Edhe Roma kishte organizuar disa takime ne te kaluaren por e ka pare veten jashte gare me Interin qe ka qene prane lojtarit.”

“Kontakte ka pasur, por jane ndalur dhe motivi ka qene i njejte: kushtet ekonomike qe kerkohen nga lojtari jane teper te larta per nje realitet si Roma.”

“Arsenal, nje skuader qe do te pelqente Paulo, do e kishte mundesine ta merrte ate, por ata nuk jane kualifikuar ne Champions dhe kjo eshte nje jo e madhe per te.”

“Nga ana tjeter eshte edhe Sevilla, por ata nuk ofrojne me shume se 4 milione euro rroge per shkak se aq e kane fuqine financiare.”

“Prandaj, ne cdo rast, Paulo skuadren e Interit e ka shpetimin e tij, mundesine me te mire qe i ofron merkato.”

“Por normalisht per kete mundesi duhet te prese. E mbase, ku i dihet, duke pritur, ndonje skuader tjeter do te trokase ne deren e tij.”

“Por atij ideja e Interit per ti ofruar nje page 5 milione euro dhe nje milione euro bonus nese luan te pakten 50% te ndeshjeve ne sezon, nuk i ka pelqyer.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.