Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

731 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon gjithcka: “Ja cfare fjalesh tha Vidal ne drejtim te Contes ne momentin e zevendesimit!”

Gazzetta zbulon gjithcka: “Ja cfare fjalesh tha Vidal ne drejtim te Contes ne momentin e zevendesimit!”
Inter Club Staff

Nuk ka kaluar aspak e pa vezhguar dalja e Arturo Vidal ne minuten e 20 te pjeses se dyte nga fusha e lojes.

Kiliani ka qene protagonist i nje ndeshje jo shume brilante, por nuk e ka pritur aspak mire vendimin e Antonio Contes per te zevendesuar me Christian Eriksen.

Me sa duket, ai e ka shfaqur publikisht pakenaqesine e tij dje duke uleritur disa fraza edhe ndaj tranjerit zikalter.

Duket se deshira e tij per te luajtur ne ndeshjen ndaj Juventusit ka qene shume e madhe per te e mbase kjo gje mund te kete sjelle kete reagim te tij.

Ne kundershtim me ate qe kishte ndodhur ne ndeshjen e kampionatit, kur ai ishte nje nder me te miret ne fushe, Vidal dje vuajti me shume.

Keshtu, rreth minutes se 70, Antonio Conte e therret ne pankine per te luajtur karten Eriksen, qe vetem nje ndeshje me pare kishte shkelqyer.

Por ne ate pike, Vidal ka shperthyer dhe ka treguar se nuk e ka pritur aspak mire zgjedhjen e tranjerit te Interit qe e ka dashur me ngulm te zikalterit.

I gjithe inati i tij ka dale me nje fraze te dhene me ze te larte: “Gjithmone numri 22 duhet te dale nga fusha e lojes. Gjithmone, cdo ndeshje, vetem numri 22.”

Keshtu ai ka vene ne dukje se si Conte e zevendeson gjithmone Vidal gjate ndeshjeve, dicka qe si perlqen aspak atij.

Ai me pas ka bere nje xhiro te gjate perreth fushes, duke treguar perseri shenja nervozizmi, dhe eshte drejtuar direkt te shkallet e stadiumit dhe eshte ulur i vetem, duke mos u drejtuar te pankina zikalter.

Nuk i dihet nese kjo sjellje e tij do te sjelle ndonje pasoje ne raportin qe lojtari ka me tranjerin zikalter, por qe nuk eshte nje shfaqe e bukur, nuk eshte.

Conte mbase vendosi ta zevendesonte sepse ai kishte nje karton te verdhe dhe nuk donte te rrezikonte duke e njohur karakterin e lojtarit.

Por gjithesesi ka qene nje ndeshje e keqe per Vidal ne te gjitha kuptimet, sepse ai mori nje karton te verdhe qe do e penalizoje edhe ne ndeshjen e radhes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.