Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,730 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare prapaskene e Marottes dje per Sanchez: “Ai jashte kamerave ka treguar se si lojtari nuk…”

Inter, cfare prapaskene e Marottes dje per Sanchez: “Ai jashte kamerave ka treguar se si lojtari nuk…”
Inter Club Staff

Ne shtepine Inter duket se ka nje ceshtje vertete te nxehte per sa i perket largimit te nje lojtari nga skuadra zikalter.

Behet fjale per Alexis Sanchez, kiliani qe duket se nuk ka te ardhme ne Milano me Interin qe deshiron ta shese, por ai deri me tani ka qene shume ‘kokeforte’.

Sulmuesi konsiderohet prej kohesh si jashte planeve te drejtuesve, por deri me tani nuk ka pasur asnje sistemim per te.

Ndryshe nga Vidal, qe eshte shume prane Flamengos, ai ka refuzuar cdo destinacion qe Inter ka propozuar per te.

Por nderkohe ka edhe nje prapaskene te rendesishme nga konferenca e Marottes diten e djeshme ku ai ka folur me kamera te fikura.

Sipas asaj qe zbulon Biasin, ne fund te konferences per shtyp, Marotta ka treguar edhe situten e Sanchez ne kete moment.

“Ai ka nje kontrate me Interin, nuk eshte se mund ta hedhim ne rruge. Eshte legjitime pastaj nga ana tjeter qe ne te provojme te ndertojme sulmin qe kemi menduar si ideal.”

“Por nga ana e tij, eshte legjitime gjithashtu qe te zgjedhe te pranoje oferten me te mire per te, apo te qendroje per te luajtur shanset e tij”, ka thene Marotta.

Nje tregues i rendesishem ky se sa te veshtire po e ka Inter per te gjetur nje sistemim per Alexis.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.