Gazzetta zbulon gjithcka: “Ja cfare po ndodh me Barcen dhe Tottenham: Brozo ka vendosur…”
Edhe sot La Gazzetta dello Sport konfirmon se si nuk ka me asnje problem per sa i perket rinovimit te Brozovic.
Edhe pse dje kane dale disa lajme qe kane frikesuar jo pak tifozet e Interit, duket se gjerat nuk jane aspak keshtu.
“Ne kete moment eshte e vertete qe mungon zyrtarizimi, po, por klubi eshte shume i qete nga kjo ane dhe po pret.”
“Kroati ka vendosur perfundimisht te qendroje ne Milano prej kohesh dhe kete gje e ka komunikuar edhe per Interin.”
“Nuk eshte as Barcelona dhe as Tottenham ne te ardhmen e tij. Ndryshe Brozovic nuk do te kishte siguruar Interin dhe nuk do te tregonte kete dashuri per ngjyrat zikalter ne rrjete sociale.”
“Per te kuptuar me shume, ai e ka pasur mundesine dhe rastin per te pare skuadra te tjera, por nuk e ka bere kete gje. Cfare po mungon? Flitet se me shume ceshtja eshte ligjore.”
“Marreveshja eshte arritur per gjashte milione euro plus disa bonuse te shtrenjta qe e bejne kroatin te kape shifren e 7 milione eurove ne ezon.”
“Per lojtarin behet fjale per firmen e jetes duke qene se do te lidhet me Interin deri ne moshen 34 vjecare. Por asnje dyshim: Brozo qendron dhe rinovon. Sulmi i Barces ka shkuar bosh.”