Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,183 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, mbahen te gjithe lojtaret e medhenj por ka edhe me shume: “Ka ardhur edhe drita jeshile qe dy prej tyre te…”

Inter, mbahen te gjithe lojtaret e medhenj por ka edhe me shume: “Ka ardhur edhe drita jeshile qe dy prej tyre te…”
Inter Club Staff

Ka qene nje merkato jo e thjeshte, e ndare mes nevojes per te fituar para per te financuar merkaton, por edhe per te mos perkeqesuar bilancin.

E ne fund, Inter ja ka dale te mbaje te gjithe lojtaret e saj te medhenj dhe te blindoje nje organik te kompletuar.

Per kete gje flet Corriere dello Sport, e cila tregon se tani do te filloje per drejtuesit e Interit edhe ajo qe quhet faza e dyte:

“Ne krahasim me Juventusin dhe Napolin, Inter nuk ka shitur asnje nga lojtaret e saj te medhenj dhe madje ka dhene driten jeshile per dy rinovime te medha”.

“Behet fjale per rinovimet e De Vrij dhe Skriniar, qe tashme kane kaluar te jene prioriteti numer nje i Marottes, Ausilios dhe Baccin”.

“Inter ka humbur Perisic, mbase i vetmi qe ishte nje nivel me lojtaret e tjere TOP, por kjo ka ndodhur per deshire te tij dhe tashme ne shtepi eshte nje si Gosens qe ka ardhur qe ne fillim pikerisht per te zevendesuar kroatin”.

“Presidenti i Interit nuk ka mundur te investoje dot shume ne kartona lojtaresh per shkak te bilancit, por nga ana tjeter ka hequr dore nga kerkesa per te perfituar 60 milione euro ne merkato”.

“Gjithcka eshte shtyre per sezonin tjeter e ne fund i eshte dhene drita jeshile edhe Acerbit. Por lajmi se Skriniar dhe De Vrij me kontratat e tyre jane prioriteti eshte teper i bukur per te gjithe”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.