Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

511 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon gjithcka: “Ja super oferta nga Guardiola qe ka refuzuar Lukaku: behet fjale per…”

Gazzetta zbulon gjithcka: “Ja super oferta nga Guardiola qe ka refuzuar Lukaku: behet fjale per…”
Inter Club Staff

Ne mendjen e Romelu Lukaku eshte vetem Interi dhe nuk ka hapsire aspak per skuadra te tjera, perfshire ketu edhe Manchester City i Pep Guardiola.

Ne javet e kaluara ata kane bere nje tentative te mirefillte, duke bere nje sondazh me Interin dhe me agjentin e Rom, per te rregulluar terrenin per veren, por gjithcka ka deshtuar.

La Gazzetta dello Sport ka shpeguar sot me detaje ate qe ka ndodhur, dhe se si oferta nga Premier League ka qene shume e rendesishme.

Nderkohe, nga ana e lojtarit nuk ka asnje deshire per tu larguar dhe kjo piste ne kete moment nuk en groh aspak.

“Sintonia e Lukaku me boten Inter eshte totale. Ai ka gjetur nje shtepi te dyte, ka gjetur lumturine dhe nje familej”, lexohet ne shkrimin e La Gazzetta dello Sport qe shkon edhe me tej.

“Lidhja qe lojtari ka krijuar me ambjentin zikalter por edhe me teknikun Antonio Conte eshte shume e forte.”

“Fakti qe nga ana e tranjerit nuk ka ardhur asnje sinjal largimi ne fund te sezonit, eshte nje tregues tjeter qe edhe Lukaku nuk luan nga Milano.”

“Interi nga ana e saj i ka idete e qarta dhe cdo plan i se ardhmes se shikon Lukaku ne qender te sulmit me Lautaro Martinez.”

“Ky i fundit do te rinovoje kontraten shume shpejt dhe ky eshte nje gezim tjeter per Lukaku, qe gezon nje raport vllazeror me Romelu.”

“Me pak fjale, Lukaku nuk shikon asnje motiv per te nderprere nje histori dashurie qe funksionon, edhe pse rroga e tij ne Premier League mund te ishte dy here me e larte se ajo qe merr aktualisht ai.”

“Sipas lojtarit te lindur ne 1993, Serie A eshte nje kampionat ideal per karakteristikat e tij, dhe Interi eshte nje vend ku ai do donte te rrinte shume gjate.”

“Vazhdimi i aventues ne Milano per te eshte edhe nje ceshtje nderi: me perjashtim te rastit kur Interi do te kerkoje shitjen e tij, ai nuk ka ndermend te largohet nga klubi.”

“Ai ne asnje moment nuk do ta kerkoje dicka te tille edhe per shkak te respektit qe ka ndaj klubit qe investoi tek ai ne momentin me te keq te karrieres.”

“Klubi ka bere qe ai te arrije nivelet e versionit te tij me te mire, por edhe ti tejkaloje ato: prandaj, idete e tij jane te qarta. Nga Milano nuk leviz.”

“Nderkohe, Manchester City i Guardioles nuk eshte i vetmi refuzim i Lukaku ne keto dite. Ai ka refuzuar edhe Sanremon (ashtu si ju treguam edhe pak me pare).”

“Sipas Lukaku nuk eshte koha as per festivale muzikore e as per dicka tjeter ekstra-futbollistike. Fokusi i tij i vetem eshte Interi dhe kampionati.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.