Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

336 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon gjithcka: “Mbyllet edhe nje rinovim tjeter tek Interi: ja shifrat dhe detajet!”

Gazzetta zbulon gjithcka: “Mbyllet edhe nje rinovim tjeter tek Interi: ja shifrat dhe detajet!”
Inter Club Staff

Te shumte kane qene ata qe nuk e kane pritur aspak qe Federico Dimarco do te kishte kete vazdhimesi tek Interi.

Por me sa duket ka ndodhur keshtu dhe normalisht qe meritat kryesore jane per lojtarin, por edhe per Inzaghin qe ka besuar tek ai.

Gjithesesi, lojtari i dale nga akademia e Interit, deri me tani e ka merituar ne fushe nje rinovim te rendesishem kontrate.

Kontrata e tij aktuale eshte ne skadence pas 18 muajsh dhe per kete arsye, Ausilio i ka ofruar nje kontrate te re dhe shume shpejt do te vije edhe firma.

La Gazzetta dello Sport diten e sotme zbulon edhe detajet e kesaj marreveshje te re dhe rrogen e tij te re me Interin.

“Dialogu ka me shume se nje muaj qe ka filluar, por takimi i ndodhur dje ndermjet administratorit te deleguar te Interit, Beppe Marotta dhe drejtorit sportiv Piero Ausilio me agjentin e Dimarcos, Riso, ka sjelle frutet e para.”

“Distanca ne kete moment ndermjet kerkeses dhe ofertes eshte ulur shume dhe tashme jemi gati per nje kontrate te re.”

“Tani duhen diskutuar edhe shume pak detaje dhe me pas do te hidhet edhe firma. Por marreveshja mund te quhet e perfunduar.”

“Lojtari do te kaloje nga 600 mije euro qe merr aktualisht ne rreth 1.6 milione euro dhe kontrata do te zgjase deri ne 2026.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.