Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

409 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter ne alarm, Bayern Munich hidhet ne sulm per Hakimi! Agjenti e pranon: “Eshte normale. Achraf eshte…”

Inter ne alarm, Bayern Munich hidhet ne sulm per Hakimi! Agjenti e pranon: “Eshte normale. Achraf eshte…”
Inter Club Staff

Bayern Munich po enderron Achraf Hakimi. Ky eshte lajmi qe vjen ne keto caste nga Gjermania dhe qe ka shqetesuar jo pak Interin.

Duket se keto zera kane konfirmuar keshtu interesin e madh te klubit bavarez ne drejtim te mbrojtesit zikalter me origjine marokene.

Ai ka qene nje nga me te miret e Interit ne sezonin qe sapo lame pas dhe eshte nje nga te ‘paprekshmit’ e Contes.

Por per Bayern, ne kete moment qe po flasim, ai mbetet i preferuari per krahun e djathte edhe pse cmimi eshte pak si shume i kripur.

 

Inter e ka paguar lojtarin 40 milione euro vetem nje vere me pare edhe vlera e tij eshte rritur shume ne kete sezon.

Operacioni, pertej deshires se Interit per te mos e lene lojtarin te largohet, duket se eshte shume i pamundur.

Por Interi eshe futur ne alarm, sepse interesi i nje klubi si Bayern nuk eshte asnjehere nje lajm per te mos u marre parasysh.

Nderkohe, agjenti i lojtarit, Alejandro Camano ka konfirmuar gjithcka per TZ: “Bayern deshiron Hakimin? Kjo nuk eshe dicka per tu habitur.”

“Bayern eshte nje nga klubet me te medha ne bote. Nese po e kerkojne, do te thote se ai eshte me i miri ne bote ne ate pozicion. Dhe Achraf vertete eshte me i miri ne pozicionin e tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.