Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

901 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon gjithcka: “Takim i rendesishem ne Appiano dje: Inzaghi takon drejtuesit dhe ka marre nje…”

Gazzetta zbulon gjithcka: “Takim i rendesishem ne Appiano dje: Inzaghi takon drejtuesit dhe ka marre nje…”
Inter Club Staff

Te gjithe drejtuesit e Interit kane qene te kompletuar ne Appiano Gentile diten e djeshme per te mbeshtetur nga afer skuadren, por edhe tranjerin.

Momenti eshte delikat dhe kjo eshte pare si gjeja e duhur per tu bere. Marotta, Zanetti, Ausilio, Baccin dhe Ferri kane qene gjate duke folur me lojtaret, Inzaghin, dhe bashkepunetoret e tij.

Ka qene nje perballje aspak e zakonshme, ashtu si tregon La Gazzetta dello Sport, sepse nuk para ndodh.

Por ka qene nje perballje e domosdoshme duke pare situaten tek Inter, dhe momentin e vecante qe skuadra po kalon.

“Duhet te kthehemi te jemi nje skuader”, ka qene fjalia simbol e gjithe ketij takimi ndermejt drejtuesve dhe skuadres.

Por pikat e prekura kane qene te shumta: “Nuk duhet te ndodhin me blackout mental ne veshtiresine e pare”.

“Diferenca ndermjet rendimentit kete sezon dhe vitin e kaluar edhe pse protagonistet jane te njejte, sjellja pak konstruktive ne fushen e lojes nga disa lojtare, gjendja atletike, e tema te tjera me te vogla”.

“Me pak fjale, pak a shume gjithcka cfare nuk ka shkuar te ky Inter deri me tani. Disa lojtare kane marre edhe fjalen, sidomos kapiten Handanovic dhe Barella”.

“Shumica e lojtareve, sidomos ata me veterane kane bere edhe mea culpa dhe kane marre pergjegjesite mbi shpatulla per ate qe ka ndodhur deri me sot”.

“Nuk mjafton ajo qe po bejme, duhet te bejme edhe me shume qe nga stervitja, e pastaj duke vazhduar tek ndeshjet, kane thene ata”.

“Perballja ka qene konstruktive dhe eshte konsideruar e tille nga te gjitha palet qe kane qene prezente aty”.

“Perkthimi: Inter vrapon keq, jo pak. E eshte dicka qe therret nderhyrjen e menjehershme te stafit per organizimin e lojes, por edhe me shume perqendrim nga lojtaret”.

“Drejtuesit kane degjuar, por edhe kane keshilluar. I eshte kerkuar senatoreve te ndihmonin me te rinjte per ambientimin dhe me te rinjte”.

“Por jo vetem: boll protestave apo sjelljeve te konsideruara jo te denja gjate ndeshjeve, te tipit duke bere fajtor shokun e skuadres per ndonje gje qe ndodh ne fushe”.

“Ne kete diskutim, natyrisht ka nderhyre edhe Inzaghi, i cili ka prekur dy tema ne vecanti: tekniku ka qartesuar se nuk i ka hirarkite e formacionit te percakutara, dhe cdo rol mund te jete ne diskutim”.

“Nderkohe, ai ka motivuar edhe skuadren: asgje nuk eshte e humbur, jemi vetem ne fillim te sezonit. Cdo gje eshte ne duart tona. Le ta tregojme direkt”.

“E duke gjykuar per ate qe eshte pare gjate stervitjes pas ketij takimi, le te themi se pergjigja ka qene e mire menjehere”, shpjegon La Gazzetta dello Sport.

Tani pritet zhvillimi real me Torinon, ashtu si eshte uruar edhe nga presidenti Zhang qe ka qene ne kontakt dje me Marotten. Inzaghi nuk eshte ne diskutim.”

“Po mendohet vetem per te punuar tani sepse dje nga drejtuesit ai ka marre thjesht konfirmimin e radhes qe nuk eshte aspak ne dyshim: perpara ecet vetem me te”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.