Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,161 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, frike per rikthimin e Lukaku te Chelsea? Gazzetta zbulon: “Shkarkimi i Tuchel ka sjelle menjehere nje…”

Inter, frike per rikthimin e Lukaku te Chelsea? Gazzetta zbulon: “Shkarkimi i Tuchel ka sjelle menjehere nje…”
Inter Club Staff

“Romelu Lukaku e ka pasur shume te veshtire te shohe Interin e tij nga Belgjika, teksa ka humbur ndaj Bayern Munich”.

“Ai ndodhet atje sepse po ben nje terapi te vecante ne qendren stervitore te kombetares per tu rikthyer me shpejt, por do te kishte dashur te kishte qene ne fushe duke ndihmuar shoket”.

“Por gjithesesi, lajmet per Lukakun nuk kane qene shume te keqija te gjitha: ai ka pare nje mesazh edhe ne telefon perpara dy ditesh: Tuchel eshte shkarkuar”.

“Armiku i madh, nje nga shkaktaret kryesor se pse ai deshtoi ne rikthimin e trete te Chelsea sezonin e shkuar”.

“Normalisht ka qene nje lajm i mire per te, edhe pse nuk ka shume te beje me Romelun kete sezon futbollistik”.

“Por sa ndryshon shkarkimi i Tuchel ne te ardhmen e Lukakut, duke qene se Chelsea eshte pronare e kartonit te tij?”

“Me sa duket, eshte shume shpejt per te marre nje info te tille deri me tani, por e verteta eshte se Chelsea dhe Inter kane nje marreveshje verbale per huazimin edhe nje sezon te dyte pas ketij”.

“Eshte nje marreveshje qe ndermjet dy klubeve si Chelsea dhe si Inter, vlen me shume se ato te shkruara. Nje premtim, per nje aventure qe do te vazhdoje edhe nje sezon tjeter me Interin per belgun”.

“Keshtu, pak ndryshon per Lukakun dhe nuk ka asnje frike nga ana e Interit per humbjen e tij ne fund te sezonit, ndryshe nga sa eshte shkruar nga disa”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.