Gazzetta zbulon: “Inter, Inzaghi po mendon per 3 ndryshime thelbesore ne formacion ndaj Verones? I pari…”
Ka pasur nje eufori te madhe ne Appiano Gentile nje dite pas fitores ne Allianz Stadium ne Torino.
Normalisht ka ndihmuar edhe barazimi i paparashikuar i Milanit ndaj Bolognes ne San Siro qe ka rihapur edhe njehere tjeter kampionatin.
Nderkohe, tani Inzaghi po mendon per ndeshjen e se shtunes ndaj Verones qe do te luhet ne San Siro.
Sipas La Gazzetta dello Sport, tekniku i Interit po mendon per te bere tre ndryshime thelbesore ne kete ndeshje nga minuta e pare.
“Si fillim, duhet thene se Inzaghi do te humbase Lautaro Martinez per shkak skualifikimi dhe me Dzeko do te luaje nje sulmues tjeter.”
“I pari ne liste per te luajtur nga minuta e pare eshte Joaquin Correa, i cili i ka dhene Interit tre piket ne ndeshjen e pare ndaj Verones.”
“Nderkohe, ai nuk do te jete ndryshimi i vetem sepse prapa ne qender te mbrojtjes pritet te rikthehet hollandezi De Vrij.”
“Ne fund, me shume mundesi do te qendroje pushim nje ndeshje edhe Perisic qe qe do i lere vendin e Robin Gosens nga minuta e pare.”