Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

788 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Inter, ja kush eshte lojtari me i sakrifikueshem ne merkato: klubi per te kerkon plot…”

Gazzetta zbulon: “Inter, ja kush eshte lojtari me i sakrifikueshem ne merkato: klubi per te kerkon plot…”
Inter Club Staff

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka folur me kujdes per Interin dhe per merkaton e ardhshme te zikalterve.

Sipas tyre, ne kete moment, njeriu kopertine eshte Lautaro Martinez, bomberi i rigjetur ne Milano dhe beniamin i tifozerise keto dite.

Ai ne Milano gjendet shume mire por edhe ne klub dhe ideja e tij ka qene gjithmone qe te mos largohet edhe pas shume kritikave.

Por duket se nevojat e klubit por mbi te gjitha, nje oferte e cmendur mund ta largoje lojtarin nga Milano njehere e mire.

“Ai mund te quhet i pari i te sakrifikueshmeve ne skuadren e Interit duke pare se sa i kerkuar eshte ne merkato por edhe per shkak te… Dybala.”

“Per Interin do te ishte nje mundesi e madhe nese do te vinte nje super oferte per Lautaron e me pas te merrej Dybala me zero.”

“Gjithesesi, keto jane hipoteza sepse Lautaro nga Interi me nje oferte normale nuk ka ndermend te levize.”

“Ai ne kete moment ka rinovuar me nje kontrate te rendesishme dhe kete firme e ka hedhur ne kontrate vetem tre muaj me pare.”

“Toro po kalon nje moment te arte dhe Diego Simeon e enderron cdo dite. Per ta marre nga Milano mbase do te duhet nje oferte alla-Lukaku.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.