Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

894 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Inter, perse nuk thuhet e verteta per Inzaghin? Ai u zgjodh nga Interi per nje arsye te vetme: nuk kishte…”

“Inter, perse nuk thuhet e verteta per Inzaghin? Ai u zgjodh nga Interi per nje arsye te vetme: nuk kishte…”
Inter Club Staff

Te shumta kane qene lajme per marrjen ne pune te Simone Inzaghit nga ana e Interit per te zevendesuar Antonio Conten.

Ai eshte cilesuar madje edhe si zgjedhje e trete apo e katert e zikalterve, por me sa duket, nuk ka qene aspak keshtu.

“Simone Inzaghi eshte trajtuar jo ne menyren e duhur qe ne momentin e pare kur eshte permendur si nje emer i mundshem per te zevendesuar Conten.”

“Ai e ka treguar me pune se meriton respekt, duke qene se ka fituar trofe me Lazion e tij te ndertuar me lojtare pa shume ze ne vitet e dominimit me te eger te Juventusit ne Serie A.”

“Por nderkohe qe tek Interi eshte perfolur per emra si Allegri, Sarri apo pse jo, edhe Conceicao i Portos, emri i Inzaghit eshte shitur si zgjedhje e fundit.”

“Ne fakt, nuk ka qene aspak keshtu sepse e verteta ka qene komplet ndryshe. Si fillim, Interi ka dashur nje tranjer italian.”

“Sarri nuk ka qene kurre nje mundesi per Interin sepse menyra e tij e lojes nuk pershtatet aspak me fizionomine e skuadres aktuale post-Conte.”

“Keshtu, dy emrat e tjere te mbetur kane qene Allegri dhe Inzaghi. Interi i ka kontaktuar te dy ne te njejten kohe.”

“Por, ne momentin kur Interi vendosi te ndahej nga Antonio Conte, duket se ka qene shume vone per te bere nje oferte per Allegrin.”

“Kjo sepse ai ka qene shume perpara ne negociata dhe bisedime me Juventusin dhe madje kishte arritur edhe nje marreveshje.”

“Interi kishte bere ndermend qe te degjonte cfare plani kishte Allegri dhe cfare plani kishte Inzaghi per te vendosur me pas.”

“Por duket se Allegri ja ka bere punen shume te lehte zikalterve te cilet jane drejtuar fuqishem per te marre Inzaghin pasi Allegri ka qene i zene.”

“Por kujdes: Inzaghi eshte nje tranjer qe do te trashigoje punen e Contes ne menyre natyrale sepse luan me nje 3-5-2 prej vitesh. Kjo ka qene arsyeja pse ai eshte preferuar.”

“Ai nuk ka qene zgjedhja e dyte e askujt. Ai u zgjodh nga Interi per nje arsye te vetme dhe te qarte: thjesht ka qene zgjedhja me e mire e mundshme e Interit ne momentin qe zikalterit mbeten pa tranjer.”

Burimi: Il Giornale.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.