Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,575 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Inter, kush tha qe u hoq dore nga Dybala: e dini cfare ka ndodhur dje? Marotta ka kerkuar…”

Gazzetta zbulon: “Inter, kush tha qe u hoq dore nga Dybala: e dini cfare ka ndodhur dje? Marotta ka kerkuar…”
Inter Club Staff

“Inter e ka ne mendje Dybala dhe nuk e heq per momentin nga aty”. Kjo eshte muzika qe prej disa ditesh degjohet ne veshet e interistave.

Pasi ka ndodhur afrimi i Lukaku (qe behet zyrtar shume shpejt), tani e ka radhen Joya qe te jete nje nga epiqendrat e merkatos.

Por kesaj radhe ajo qe siguron tifozet e Interit eshte La Gazzetta dello Sport, e cila ne edicionin e saj te perditshem, ka shkruar si me poshte:

“Nje takimi i vertete nuk ka ndodhur keto dite, por ka pasur nje kontakt direkt me njerezit e Dybala diten e djeshme.”

 

“Ka pasur nje telefonate, ku klubi zikalter me ne krye Marotten i ka thene lojtarit se deshira per ta marre ne Milano eshte shume e madhe.”

“Dje i ka thene gjithashtu se Inter nuk e ka braktisur aspak pisten, por e ka ftuar lojtarin te besoje te ky trasnferim.”

“Por ne te njejten kohe, Marotta i ka kerkuar edhe pak kohe Dybala. Kjo sepse hapi deciziv ne kete moment nuk mund te behet dot.”

“Pse? Kemi nje overbooking ne sulmin e Interit. Moratti po tenton mrekulline dhe ka nje ide shume te qarte ne kete moment. Cfare? E zbulojme se bashku.”

“Zikalterit kane treguar edhe njehere interes teper te madh per argjentinasin duke hequr cdo dyshim per renie te paktit me lojtarin.”

“Inter i ka kerkuar Dybala vetem 10 dite per te pritur dhe me pas do te shohe vete se sa mire do te jete situata.”

“Inter ka kerkuar keshtu kohe qe te vleresoje ofertat qe do te vine per Dzeko dhe Correa por edhe per te zgjidhur ceshtjen e largimit te Sanchez.”

“Jane 10 dite qe jane kerkuar dje ne kete telefonate dhe qe per Interin jane shume te rendesishme. Prandaj eshte rritur edhe optimizmi mes paleve.”

“E nese ka nje rritje te optimizmit, do te thote se ka edhe dicka me shume. Me pak skepticizem dhe me shume besim: kjo ka ndryshuar ne kontaktin e djeshem.”

“Nuk eshte se ka qene nje kontakt perfundimtar, por nga ana tjeter, nuk eshte se ka qene nje kontakt per te mos u mbajtur si jo i rendesishem.”

“Problemi i situates ka shkaktuar gjithe kete frenim te madh te Interit: ai eshte i njohur, thjesht Inter ka shume sulmues ne skuader.”

“Nderkohe, nga ana tjeter eshte edhe oferta per pagen e lojtarit, sipas te ciles, lojtari deshiron dicka me te permiresuar.”

“Inter ka bere nje oferte rreth 6 milione euro, duke lidhur ate milionin e gjashte me 50% te prezencave te Dybala ne nje sezon.”

“Asnje problem i madh nga lojtari, qe eshte gati te besoje te aftesite e veta. Por ai me shume nuk e do kete bonus per ceshtje imazhi.”

“Gjithesesi, nuk do te jete nje problem te gjendet nje marreveshje finale me Dybala sapo Inter te liroje vend per te.”

“Nderkohe argjentinasi po stervitet me Paul Pogba ne Miami, ne pritje te Interit dhe te skuadrave te tjera te interesuara.”

“Nderkohe, Marotta me nje telefonate, edhe njehere tjeter, ka siguruar Dybala ne kasaforte dhe po punon fort per ta kthyer ne realitet transferimin e tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.