Gazzetta zbulon: “Inter zgjedh portierin e dyte? Do te largohet Radu: ja detajet.”
Parku i portiereve tek Interi per sezonin 2021-2022 eshte pothuajse i plote, por duhet kuptuar se cfare do te ndodhe me portierin e dyte.
Pasi ka ardhur si portier i trete Alex Cordaz, per te mbyllur karrieren tek Interi, aty ku ek ishte nisur gjithcka, duket se ka pasiguri per Radu.
Radu nuk eshte i lumtur te qendroje tek Interi si portier i dyte dhe deshiron nje skuader ku te luaje si portier i pare.
Prandaj, per lojtarin ka nje interes te forte nga Real Sociedad, qe eshte e gatshme te vleresoje edhe nje blerje perfundimtare per te.
Nderkohe, nese largohet Radu, kush do te vije? Sipas La Gazzetta dello Sport, portieri i dyte ne kete rast per Interin do te ishte Luigi Sepe, i cili ka qene portieri titullar i Parmes vjet.
Ai tashme eshte portieri i dyte i Parmes sepse keta te fundit kane marre Buffon dhe Parma mund te pranoje dhe huazimin e tij vetem qe klubi qe do e marre te paguaje rrogen e lojtarit.