Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

478 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon komplet planin e Suning: “Po cfare PIF thoni. Ja si qendrojne gjerat: ata po mundohen qe nepermjet…”

Gazzetta zbulon komplet planin e Suning: “Po cfare PIF thoni. Ja si qendrojne gjerat: ata po mundohen qe nepermjet…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport eshte ndalur sot te raporti i Interit per tre mujorin e pare nga ana e Inter Media and Communication.

Pikerisht ketu, shihet qarte se Suning i ka vene nje qellim te madh te ardhmes se saj dhe gjithcka lidhet edhe me Kinen.

Objektivi i tyre eshte: “Te zgjerohet marka Inter ne 103 milione tifozet qe klubi ka ne Kine” si dhe “te promovohet zhvillimi i futbollit te te rinjve ne Kine ne nje linje me objektivat e percaktuara nga qeveria kineze.”

Me pak fjale: Suning shikon ende Interin si nje mjet per tu zhvilluar brenda ne Kine. Eshte nje tregues i madh qe tregon edhe si do te evolohen gjerat ne te ardhmen.

Edhe pse ka pasur shume zera per largimin e tyre ne fund te sezonit apo gjate ketij sezoni, me sa duket nuk ka asgje te vertete. Suning qendron.

Kjo gje eshte konfirmuar disa here edhe nga Beppe Marotta dhe tashme nuk eshte se ka dyshime ne lidhje me kete histori.

Nder te tjera, Beppe Marotta ka folur shume qarte dhe ka treguar se ne nje moment si ky, sa i rendesishem eshte edhe player-trading.

Ketu ndalet edhe La Gazzetta dello Sport, e cila shkruan: “Ja pse duhet thene se tek Interi nuk ka asnje te pashitshem.”

“Jo vetem tek Interi, por te asnje skuader ne bote ne kete moment nuk ekziston nje lojtar i pashitshem. Ketu heqim skuadrat shtet si puna e PSG.”

“Prandaj, nese vjen nje oferte e duhur si te Lautaro e si per De Vrij, diferenca do te behet normalisht nga mundesia qe do te kete Interi per te investuar dhe lojtari ku do te investohet.”

“Per shembull, kete sezon, edhe pse u largua nje lojtar si Lukaku per rreth 110 milione euro dhe erdhi nje lojtar si Dzeko per 1,1 milione euro, nuk u gabua aspak ne zevendesim.”

“Pikerisht Marotta do te jete njeriu qe do te merret me te gjithe kete histori dhe me te gjithe merkaton e Interit.”

“Ai e ka bere kete gje edhe te Juventusi ku ka shitur lojtare si Pogba, Vidal apo edhe Koman. Gjithcka per te mbajtur Interin ne nivele te larta.”

“Klubi zikalter vazhdon te mbetet fort te tema e rifinancimit. Klubi po rifinancohet qe nga bazat dhe rifinancimi i radhes pritet te mbaroje ne 2027.”

“Do te kalohet nga dy bonde qe kane nje vlere totale prej 375 milione euro (300 plus 75) ne nje bond te vetem prej 400 milione eurosh.”

“Ky eshte nje plan afatgjat. PIF? Po cfare PIF. Suning po mendon per te ardhmen e Interit sepse deri me tani asnje oferte serioze nuk ka ardhur tek ata.”

“Ata po mundohen ne kete moment qe te lene nje dhurate te madhe per Interin dhe qytetin e Milanos edhe nese ne nje te ardhme mund te largohen: te lene prapa nje stadium te ri, bashkohor dhe te ndertuar ne kohen e duhur.”

“Projekti eshte gati, miratimi i Komunes gjithashtu. Ai eshte qellimi kryesor i Suning tani sepse per problemet brenda fushes dhe te anes teknike merret Marotta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.