Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

289 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon lajmin e mrekullueshem: “Perisic hap dyert e rinovimit? Ja cfare po ndodh: lojtari ka…”

Gazzetta zbulon lajmin e mrekullueshem: “Perisic hap dyert e rinovimit? Ja cfare po ndodh: lojtari ka…”
Inter Club Staff

Kur dukej se gjithcka ishte e mbyllur per aventuren e tij tek Interi, ja ku eshte rindezur pasioni ndermjet Interit dhe Perisic.

Keshtu, palet duket se kane filluar qe te dialogojne perseri per te gjetur nje marreveshje per rinovimin e kroatit qe eshte ne skadence ne kete qershor.

Keshtu, sipas La Gazzetta dello Sport, takimi i fundit kishte ndodhur ne nentor dhe ne ate kohe me shume ishte nje takim kordial se sa nje tratative e mirefillte.

Por duke pare takimin e fundit te ndodhur ne kete jave, duket se nje tratative shume e rendesishme sapo ka filluar.

“Nese Perisic ka vendosur qe te degjoje edhe njehere Interin se cfare mund ti ofroje, do te thote se nuk ka gjetur asnje skuader qe ta kenaqe ate me kerkesat e tij ekonomike.”

“Pra, ai ka kerkuar deri me tani nje rroge teper te larte, por askush nuk ja ka siguruar. Ky ne teori per Interin eshte nje avantazh i rendesishem.”

“Nderkohe, vete Interi e ka siguruar pasardhesin e Perisic, eshte Gosens, por kroatin do e mbante me deshire ne Milano.”

“Kjo eshte dicka e sigurt tashme dhe Ivan Perisic e di. Pastaj tek Interi mund te gjeje nje kompetivitet te larte, dicka qe pak skuadra ne Europe mund t’ja sigurojne.”

“Klubi nga ana saj ka dashur ti tregoje gjithmone kroatit se ardhja e gjermanit nuk ka asnje lidhje me largimin e tij.”

“Ne takimin e fundit nuk eshte futur askush ne detaje, por Inter ka vleresuar shume disponueshmerine e Perisic per te filluar nje negociate te mirefillte.”

“Me pak fjale: klima ne kete moment eshte shume e mire dhe te ben te mendosh pa frike per nje rinvoim te mundshem.”

“Vete Perisic e di qe rendimenti i tij i larte ne fushe eshte i dukshem dhe per kete arsye shpreson qe te marre edhe nje vleresim ekonomik.”

“Nderkohe Inter nga ana e tyre nuk mund te kalojne disa limite te cilat i kane vendosur vetes. Per me shume, Perisic ka nje moshe te rendesishme tashme.”

“Duhet gjendur nje pike ep erbashket. Eshte e mundur te imagjinohet se propozimi i Interit do te jete 4 milione euro ne sezon, per dy sezone te tjera, deri ne qershorin e 2024.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.