Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

536 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon planin e Icardit: “Ish-kapiteni i Interit do me cdo kusht Juventusin sepse enderron ti shenoje…”

Gazzetta zbulon planin e Icardit: “Ish-kapiteni i Interit do me cdo kusht Juventusin sepse enderron ti shenoje…”
Inter Club Staff

Vazhdojne zerat e merkatos se dimrit dhe keto zera kane perfshire edhe ish-kapitenin shume te perfolur te Interit, Mauro Icardi.

Kete gje e shkruan sot La Gazzetta dello Sport e cila tregon qarte se Icardi po ecen me shpejtesi drejt Torinos dhe Juventusit.

“Ne oret e fundit te gjithe reflektoret jane drejtuar nga Mauro Icardi te skuadra e Juventusit ku Agnelli po tenton goditjen.”

“Per momentin ai eshte nje lojtar i arritshem edhe per shkak se PSG eshte gati ta jape edhe ne huazim deri ne fund te sezonit.”

“Kontaktet e para kane ndodhur por tani duhet kaluar ne nje oferte konkrete, ku Icardi me sa duket pretendon disa siguri nga Juventusi.”

“Icardi ka edhe dy vite e gjysem kontrate dhe eshte i ftohte per nje huazim pa detyrim blerje. Ai do te donte te vinte perfundimisht ne Torino.”

“Pse? E ka enderr te rikthehet ne Serie A por edhe e shikon kete gje si nje hakmarrje personale per ate qe Interi i ka bere. Endrra e tij e madhe eshte te rikthehet dhe te shenoje ne San Siro, si nje ish.”

“Normalisht deri sa kjo te ndodhe do shume kohe por edhe Wanda Nara po shtyn per kete hipoteze duke qene se ne Itali arrin te jete nje personazh me i madh se ne France ku nuk eshte se e kane pranuar ndonjehere si nje vajze te show-biz.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.