Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

356 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Suning shperthen ndaj Kryebashkiakut te Milanos: ja cfare ka ndodhur. Ai ka hedhur balte mbi…”

Gazzetta zbulon: “Suning shperthen ndaj Kryebashkiakut te Milanos: ja cfare ka ndodhur. Ai ka hedhur balte mbi…”
Inter Club Staff

Pas dyshimeve per Milanin e Elliott, tani kane ardhur dyshimet per Interin e Zhang atehere kur te gjithe prisnin nje konfirmim. 

Keshtu shpjegohet dalja publike e Kryetarit te Bashkise se Milanos, Sala, qe ka kerkuar qartesi per klubin zikalter dhe pronaret e saj.

Objekti gjithmone mbetet ndertimi i stadiumit te ri, nje projekt qe dukej qe ishte gati te niste, por jo, kesaj radhe ka marre nje frenim te ri.

Sipas La Gazzetta dello Sport, pengesa tashme per Kryebashkiakun e Milanos eshte familja Zhang dhe Suning.

Nderkohe, menjehere pas fjaleve te Kryebashkiakut, Interi ka dale publikisht me nje deklarate te forte publike ne faqen zyrtare te klubit.

“Fc Internazionale Milano ka nje histori ultranjeqind vjecare. Ekzistonte perpara Kryebashkiakut Sala dhe do te vazhdoje te ekzistoje edhe ne fund te mandatit te tij.”

“I gjejme deklaratat e Kryebashiakut te Milanos ofenduese ne drejtim te Klubit, jo respektuese ne drejtim te historise dhe realitetit te Interit dhe miliona tifozeve te klubit ne Milano dhe ne te gjithe boten.”

“Por keto deklarata jane nje tregues shume i madh i mos respektimit te adminstrates aktuale te projektit Un Nuovo Stadio per Milano.”

“Nese do te konfirmohet se pronaret e Interit nuk jane te pelqyer nga administrata aktuale e Bashkise se Milanos, do dime se si te marrim vendimet tona te radhes.”

Keto kane qene fjalet e Interit ne komunikate, dhe La Gazzetta dello Sport shton: “Fjale shume te renda keto: Zhang deshiron te mbaje Interin, do te jete ne Itali ne prill per sprintin skudeto dhe ne mes te stuhise Suning dhe tratativave per likujditetin, ai nuk eshte dorezuar aspak per ceshtjen e stadiumit me sa duket.”

Hapi i forte dhe i papritur i bere nga Kryebashkiaku i Milanos, tashme eshte i dukshem dhe me shume duket si nje vendim politik se sa ka te beje me arsyet qe ai ka thene.

Nderkohe qe te gjithe prisnin qe Bashkia te vendoste se cili nga dy projektet eshte i duhuri, ja cfare ndodh…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.