Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

481 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Drejtori sportiv i Sassuolos me akuza te forta: “Cfare po ndodh? Keshtu rrezikojme qe te mos…”

Drejtori sportiv i Sassuolos me akuza te forta: “Cfare po ndodh? Keshtu rrezikojme qe te mos…”
Inter Club Staff

Pozicioni i Sassuolos per sa i perket shtyrjes se ndeshjes ndaj Interit, duket se nuk eshte se ka qene totalisht pro.

Per kete ka folur administratori i deleguar i tyre, Giovanni Carnevali, i cili ka thene: “Nese numri i lojtareve te Interit qe jane prekur eshte kaq i larte, eshte e drejte te shtyhet ndeshja.”

“Cfare po ndodh? Duhet te kemi kujdes. E gjitha kjo situate po behet shume e rrezikshme per te gjithe.”

“Keshtu rrezikojme te mos perfundojme kampionatin nese keto shtyrje ndeshjesh vazhdojne ne pafundesi.”

“Me gjithe keto raste, rreziku eshte qe te kemi edhe ndeshje te tjera qe do te shtyhen. Cdo gje po behet e veshtire.”

“I ka ndodhur edhe Torinos kjo gje, por imagjinoni pak sikur te filloje te ndodhe cdo jave te nje skuader?”

“Mbase ne ndeshjen ndaj Torinos qe ne humbem, nese do e kishim luajtur ne kohen e duhur, do te kishim nje formacion me te mire.”

“Me vjen keq per keto qe po ndodhin, per Interin dhe per Torinon, por me duket se protokolli po deshton.”

“Ne kemi luajtur te merkuren, duke e ditur se pas tre ditesh do te luanim ndaj Interit. Tani… Se di. Shpresoj qe kete kampionat te arrijme ta mbyllim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.