Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

795 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzettta: “Ekziston nje lojtar ne merkato qe kushton 70 milione euro dhe qe Conte do luftonte me Sarrin deri ne pafundesi per ta siguruar.”

Gazzettta: “Ekziston nje lojtar ne merkato qe kushton 70 milione euro dhe qe Conte do luftonte me Sarrin deri ne pafundesi per ta siguruar.”
Inter Club Staff

E ardhmja e afert flet per Europen, me Europa League dhe Champions League qe kane zene skenen.

Por gjithmone, diten e neserme, ajo qe te shqeteson eshte natyrisht merkatoja ku klubet duan te perforcohen sa me shume.

Pastaj, me keto data kaq te aferta (Serie A fillon me 19 shtator), nuk eshte se ka shume kohe per tu menduar.

Mbi te gjitha, per shembull ne rastin e Interit, nese misioni eshte te rrezohet Juventusi nga froni, atehere cdo gje duhet planifikuar shpejt dhe mire.

E keshtu, Interi dhe Juventusi, dy skuadrat e para ne kete kampionat, jane te gatshem te sfidohen ne merkato per emra te rendesishem.

Me sa duket, perplasja e madhe mund te ndodhe ne Premier League, te klubi i Chelsea ku luajne Jorginho dhe Kante.

Ata jane dy emra qe do te benin shume mire tek dy skuadrat me te medha Italiane ne kete moment.

Ne vecanti, mesfushori francez me origjine nga Mali eshte ne qender te deshirave si te Antonio Contes (gjithmone nese ai qendron te zikalterit), por edhe te Maurizo Sarrit.

Kete e shkruan La Gazzetta dello Sport e cila tregon edhe me tej:

“Nese do te mundeshin, Sarri dhe Conte do te benin nje lufte te vertete me njeri-tjetrin per te siguruar mesfushorin universal qe i dergon ne ekstaze te dy ata.”

“Por per te duhen plot 70 milione euro, edhe pse ai konsiderohet i shitshem nga zonja Marrina Granovskaia.”

“E per te arritur tek ai, do te jete e veshtire te gjenden lojtare per tu futur ne ndonje shkembim te mundshem duke qene se edhe Chelsea kerkon vetem cash.”

“Antonio Conte nga ana e tij, eshte ne kerkim te nje mesfushori fiks me cilesite e Ngolo Kante dhe kjo nuk eshte dicka e re.”

“Jo me kot ai ka nje sezon qe kerkon Arturo Vidal, pikerisht sepse eshte ne kerkim te karakteristiakve te tilla ne mesfushe.”

“Nderkohe. Sarri nga ana tjeter, qe e ka stervitur lojtarin edhe tek Chelsea, e di shume mire se nje lojtar si ai e ben repartin e vetem dhe do e mirepriste me krahe hapur.”

“Por sot per sot, edhe pse Sarri dhe Conte do te benin gjithcka per lojtarin, Interi dhe Juventusi nuk eshte se jane shume te entuziazmuara per kete piste.”

“Gjithcka ka te beje me shifren shume te larte qe kerkon klubi i Chelsea: plot 70 milione euro e duke llogaritur edhe rrogen e tij, eshte nje operacion qe i kalon te 100 milionet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.