Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,226 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS – Eto’o do Interin, Branca po merr informacione…

GdS – Eto’o do Interin, Branca po merr informacione…
Andi Prifti

Interi do tentoje Samuel Eto’o? Sipas Gazzetta dello Sport, kjo ide nuk eshte dhe shume e pamundur. “Marco Branca nuk e ka humbur rastin per tu hedhur ne sulm. Natyrisht qe gjithçka eshte per tu biseduar, por te gjithe po perpiqen te kuptoje se sa mund ti kushtoje Eto’o Interit. Problemet? Sigurisht qe jane problemet ekonomike. Pas bonuseve ne dy sezonet e para, paga aktuale e Samuel peshon 10 milione euro neto, dhe jo 20 si disa nga lojtaret me te paguar ne bote. Ka dhe disa pritshmeri qe Eto’o te largohet me kosto zero. Por gjithçka mbetet per tu pare. Jo me kot ai mblodhi te henen ne Paris bashkepuntoret e tij me te afert per te sqaruar situaten dhe per te folur me Kerimov per largimin e tij. Ne çdo rast, tani shoqeria zikalter nuk mund te beje goditje shume te medha. Rroga qe ka Eto’o tek Anzhi me ate qe mund te kete tek Interi do te jete nje luks ‘i papranueshem’. Por ne moshen 32-vjeçare, kamerunasi duhet te beje nje zgjedhje per te ardhmen e tij. Mund te jape doreheqjen, ose te zbrese ne 7 milione. Pritshmerite? Nese nuk gjen hapesire ne Premier League-n e pasur do duhej te rikthehej ne Itali duke pasur shume sakrifica. Rikthimi ne Itali do behej vetem per Interin. Eshte e vertete qe Eto’o mbetet nje benjamin i tifozeve dhe ai ka nje dobesi per keto ngjyra. Me Interin ai do rikthehej me kembe ne toke“, lexohet tek Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.