Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

339 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Genoa-INTER, Inzaghi vendos gjithcka per formacioni: “Ja kush zbret sot ne fushe nga minuta e pare: 4 ndryshime nga Sassuolo.”

Genoa-INTER, Inzaghi vendos gjithcka per formacioni: “Ja kush zbret sot ne fushe nga minuta e pare: 4 ndryshime nga Sassuolo.”
Inter Club Staff

Te vihet menjehere pas shpines humbja me Sassuolon dhe te rikthehen direkt fitoret, duke filluar nga ndeshja e sotme ne Ferraris kunder Genoas.

Ky eshte objektivi qe ka vene Inter si kampione e Italise ne fuqi, ne nje shkurt qe nuk ka qene shume entuziast per sa i perket rezultateve.

Inzaghi nderkohe nuk ka rene ne graceken e shtypit dhe ka refuzuar edhe kritikat per sulmin e tij duke thene se eshte sulmi me i mire ne Itali.

TE REJAT E FUNDIT NGA GENOA – Genoa vjen ne kete ndeshje pas kater barazimeve radhazi dhe i fundit ka ndodhur ndaj Venezias.

Tranjeri Blessin duket se ka sjelle disa ndryshime, edhe pse piket e mjaftueshme per te shpetuar nuk kane ardhur akoma.

Tranjeri gjerman do te luaje ne kete ndeshje pa Bani, Criscito, Vanheusden dhe Piccoli, nderkohe eshte rekuperuar Amiri.

Eshte e mundur qe te konfirmohet edhe 4-3-1-2, me balotazhin Badelj-Gudmundsson dhe Portanova-Rovella. Ne sulm hapsire per ishin Destro dhe Ekuban.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTER – Inzaghi pavarsisht se ne javet e fundit ka pare ne fushe nje skuader qe ka vuajtur shume, ka vazhduar te shohe Interin e tij te komandoje cdo lloj kundershtari per pjesen me te madhe te ndeshjeve.

E vetmja note negative ka qene ndeshja me Sassuolon ne San Siro, e cila eshte humbur per shkak te nje pjese te pare teper te dobet.

Nderkohe, ne kete ndeshje te sotme do te kete dy rikthime te medha: Brozovic dhe Bastoni.

Bashke me ata te dy, nga minuta e pare do te luaje edhe Dumfries dhe Dzeko, te cilet kane qene ne pankine ndaj Sassuolos.

Lautaro nderkohe do te preferohet ndaj Sanchez per te luajtur me boshnjakun ne sulm dhe do te kerkoje golin kesaj radhe.

FORMACIONET E MUNDSHME: 

GENOA (4-3-1-2): Sirigu; Hefti, Maksimovic, Vasquez, Cambiaso; Sturaro, Badelj, Rovella; Amiri; Destro, Ekuban.

Ne pankine: Marchetti, Semper, Masiello, Ostigard, Ghiglione, Calafiori, Galdames, Melegoni, Frendrup, Portanova, Gudmundsson, Yeboah.

Tranjer: Blessin.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Bani, Criscito, Vanheusden, Piccoli, Buksa.

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro.

PREVIEW Genoa-Inter - Inzaghi ritrova Brozovic e Bastoni. Dzeko-Lautaro dal 1'

Ne pankine: Radu, Cordaz, Ranocchia, D’Ambrosio, Dimarco, Darmian, Gagliardini, Vecino, Vidal, Sanchez, Caicedo.

Tranjer: Inzaghi.

Te skualifikuar: asnje.

ARBITER: Chiffi.

Asistent: Prenna e Vecchi.

Arbiter i Katert: Colombo.

Var: Mazzoleni (Tolfo).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.