Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

425 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Baselli: “Tashme afer Interit, Ausilio e njeh prej kohesh”

Agjenti i Baselli: “Tashme afer Interit, Ausilio e njeh prej kohesh”
Ardi Deda

Daniele Baselli eshte nje nder objektivat me te medhenj te merkatos per mesfushen e Interit. Pas interesimit veror, ne janar i riu i datelindjes 1994 ne pronesine e Atalantes, mund te vendoset perfundimisht ne Appiano dhe te filloje nje karriere te re ne nje nga skuadrat e medha te Serise A. FcInter1908.it ka kontaktuar Giuseppe Riso, agjentin e djaloshit, per te kuptuar se kush jane qellimet reale te Interit: “Shikoni per Basellin me mire te flisni me Pieo Ausilio. Eshte e natyrshme se te luash tek Inter do ti pelqente cdo futbollisti te botes”.

Por Atalanta duket shume e gatshme per te negociuar per lojtarin…

“Po, nga kjo pikepamje nuk duhet te kete asnje problem”.

Djaloshi kete mbremje do te mbikqyret shume ne Meazza… 

“Inter ne te vertete e njeh prej shume kohesh. Tani do te kthehet nga nje demtim i vogel qe ka pasur kete vere, nuk e di nese sonte do te luaj nga fillimi apo do te futet me vone. Me siguri Inter e njeh qe nga kohet kur luante tek sektori i te rinjve. Ausilio e njeh prej shume kohesh”.

Eshte e vertete qe mund te vinte qe ne vere dhe qe gjithcka eshte bllokuar nga Kuzmanovic?

“Po. Por tani te shohim se cfare mendon Ausilio.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.