Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

799 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gjykata Sportive denon Gagliardinin direkt pas ndeshjes se djeshme: ja pse!

Gjykata Sportive denon Gagliardinin direkt pas ndeshjes se djeshme: ja pse!
Inter Club Staff

Roberto Gagliardini eshte kthyer ne objekt sanksioni pas ndeshjes se rekuperuara te javes se 25 te Serie A.

Interi diten e djeshme luajti ne San Siro pas me shume se 100 ditesh mungese ndeshjen e prapambetur ndaj Sampdorias.

Zikalterit arriten te fitojne me rezultatin 2-1 dhe ne kete ndeshje u aktivizua edhe italiani Robertp Gagliardini.

Ai zevendesoi ne formacion te demtuarin Marcelo Brozovic dhe ishte ne fushe per plot 90 minuta.

Por sipas lajmeve te dites se sotme, ai ka marre nje denim nga Gjykata Sportive e Federates Italiane te Futbollit.

Gjithcka ka te beje me nje sjellje jo korrente te lojtarit ne fushen e lojes per te cilen u denua menjehere me karton nga arbitri i ndeshjes.

Ja cfare shkruan Gjykata Sportive ne denimin ndaj Roberto Gagliardinit, qe me shume se sa nje denim i larte monetar eshte nje denim moral per nje sjellje qe jo vetem Gagliardini nuk duhet ta beje, por asnje futbollist i Serie A.

“Roberto Gagliardini denohet nga gjykata sportive e Federates Italiane per shkak se simuloi sikur u prek nga kundershtari ne zonen e rreptesise per te fituar nje penallti.”

“Kontakt nuk kishte dhe ai u rrezua me qellim per te simuluar kontaktin.”

“Lojtari i Interit, Gagliardini, denohet me nje vlere prej 2.000 eurosh per kete sjellje jo korrekte ne fushen e lojes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.