Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 10, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gosens habit: “Shoku me i forte qe kam pasur ne skuader? Do ju them dy emra”. Por asnjeri nuk eshte lojtar i Interit…

Gosens habit: “Shoku me i forte qe kam pasur ne skuader? Do ju them dy emra”. Por asnjeri nuk eshte lojtar i Interit…
Inter Club Staff

Robin Gosens ka qene protagonist i nje emisioni te shkurter te zhvilluar ne platformen Instagram direkt nga klubi zikalter.

Ai eshte pergjigjur disa pyetjeve te bera nga tifozet e Interit, duke u ndalur keshtu ne disa tema te ndryshme.

Keto kane qene pyetjet dhe pergjigjet e gjermanit:

Me cilin shok jeni lidhur me shume tek Inter qe kur ke ardhur?

“Me Calhanoglu sepse flasim te njejten gjuhe. Ne fillim kur vjen lidhesh direkt me ata qe flasin gjuhen njesoj si ti”.

“Pervec atij, edhe me Denzel dhe Stefan”.

Ushqimi; Italia apo Gjermania?

“Italia edhe pse disa gjera me mungojne nga Gjermania tipi ndonje salcice gjermane, eshte super”.

Kush eshte idhulli yt?

“Kur jam rritur si lojtar kam kerkuar ti ngjaj sa me shume David Alaba. E kam dashur qe kur ka luajtur te Bayern ne disa role te ndryshme”.

“Tani eshte Joshua Kimmich, shoku im ne Kombetare. Mentaliteti i tij dhe disiplina eshte dicka per tu ndjekur me kujdes2.

Pse ke zgjedhur numrin 8?

“Eshte numri qe kam pasur gjithmone edhe ne Hollande. Ka qene numri me i rendesishem ne futboll mendoj”.

Sa gjuhe flet?

“Ne total kater: gjermanisht, italisht, hollandisht dhe anglisht por edhe pak spanjisht. E kuptoj, por nuk e flas”.

Kush eshte lojtari me i forte me te cilin ke luajtur?

“Shume kane qene te forte. Por do te permend dy: Josip Ilicic dhe Papu Gomez. Kur kam ardhur te Atalanta e kam kuptuar sa te forte ishin ata”.

Gjeja me e bukur qe mund te besh ne Gjermani?

“Ka shume qytete te bujura si Munich, Hamburg dhe Berlini. Ka kisha te bukura, kulture per te shitur ka edhe atje”.

Cili eshte lojtari me zbavites ne skuader? 

“Mendoj se Denzel, edhe pse eshte simpatik sepse nuk qesh kurre. Por edhe Barella dhe Dimarco bejne shume telashe gjithmone”.

“Dumfries nuk qesh kurre sepse eshte i perqendruar ne fushe por edhe ne dhomen e zhveshejs qesh shume pak. Mbase eshte menyra e tij e te qenurit Denzel”.

Ndeshja me emocionuese qe ke luajtur me Interin?

“Ndeshja me emocionuese ka qene derbi i Kupes se Italise sepse u riktheva nga nej demtim dhe pas 5 minutash Brozovic me jep nje top te bukur dhe kam shenuar”.

“Stadiumi plot dhe te gjithe kane shperthyer. Edhe pse me duhet te them se te shenoj ne Camp Nou ka qene emocionuese njesoj.”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.