Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

545 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, shperthen edhe Massimo Moratti nga gezimi: “Kisha frike te flisja por tani mund ta them se…”

Inter, shperthen edhe Massimo Moratti nga gezimi: “Kisha frike te flisja por tani mund ta them se…”
Inter Club Staff

Vetem pak minuta pasi Interi ka siguruar ne menyre aritmetike Skudeton numer 19, e perditshmja La Repubbluca ka intervistuar Massimo Morattin.

Ja si e ka nisur ai fjalen e tij, si gjithmone, ne menyre origjinale: “Jam shume i lumtur. Eshte nje emocion i pabesueshem.”

“Pa te qenit me president, ky kampionat ka nje shije tjeter, nje shije plot liri. Vetem nga sakramancia nuk kam pranuar te flas me asnje gazetar keto dite. Nuk doja te sillja fat te keq. Do flisja vetem pasi ta kishim ne xhep. Kisha frike te flisja por tani do ta them: Jemi kampione!”

Kujt i shkon merita e pare pas kesaj fitore?

“Antonio Conte ka bere nje pune te jashtezakonshme. Drejtuesit e kane mbeshtetur fuqishem. Lojtaret dua ti permend te gjithe, por nese zgjedh do te thoja Lukaku, Barella dhe Hakimi.”

“Ky i fundit ne vitin e tij te pare ka bere gjera te mrekullueshme. E ka qene shume i zoti edhe Handanovic, te cilet tifozet duhet ti falin gabimet qe ka bere sepse paraqitjet e tij kane sjelle pike te mrekullueshme.”

Si do ta festoni kete kampionat numer 19?

“Une do te vesh nje fanelle te Interit tani. Kam shume, vetem duhet te zgjedh. Ne fund te karrieres shume nga ish-lojtaret e mi me kane dhuruar fanella te bukura dhe te rendesishme.”

“Por se ke do te zgjedh, nuk jua them. Nuk dua qe te merzis askend. A do kete parada? Te shohim, do te kthehem ne qytet sot.”

“Mbase nje xhiro ne Milano do ta bej. Me ne fund do te therras te gjithe interistat qe me kane telefionuar keto dite, do i them te gezojne me ne fund.”

Steven Zhang eshte njeri prej ketyre?

“Me ate kemi shkembyer disa mesazhe te rendesishme keto dite. I kam bere komplimentat e mia per punen qe po ben.”

“Me ka shkruar se do te me takoje ne ditet ne vazhdim dhe une do e bej kete gje me shume deshire.”

“Mua ai me pelqen shume. Po ashtu si babai i tij. Shpresoj shume qe Interi te qendroje te familja e tyre ende per shume kohe. Natyrisht me Conten ne pankine.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.