Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

263 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Adriano: “Inter shtepia ime. Tifoze, me falni per gjithcka: ja pse i kam bere ato gabime.”

Adriano: “Inter shtepia ime. Tifoze, me falni per gjithcka: ja pse i kam bere ato gabime.”
Inter Club Staff

I intervistuar nga mikrofonat e Inter TV, Adriano, ish-sulmuesi i Interit ka folur ne vecanti per nje derbi ndaj Milanit ne 2008-2009 qe perfundoi 2-1 per zikalterit.

E kujton golin tend?

“Po, e kam bere me koke. E kam goditur edhe me dore, por nuk e kam bere me dashje: e kam ulur shume topin me koke dhe topi me goditi doren, por nuk e kam bere me dashje.”

Cfare donte te thoshte per ty derbi i Milanos?

“Per ne lojtaret te luash nje derbi eshte shume e rendesishme: eshte ndeshja me e veshtire per qytetin. Eshte emocionuese: une shkoja gjithmone nervoz, e dija qe do te luaje kunder lojtareve spektakolare. Dhe te shenosh eshte e mrekullueshme, nje emocion me shume.”

Maicon?

“Me ka bere shume assiste, edhe ne kombetare: e njohim shume mire njeri-tjetrin. Ishte e thjeshte, ai e dinte ku te me gjente dhe une e dija se kur do ma jepte topin.”

Goli i preferuar me Interin?

“Ai kunder Real Madrid: ka qene ndeshja ime me e rendesishme sepse ka qene ndeshja e pare. Asnje nuk me njihte dhe ai gol ka qene me i rendesishmi per karrieren time tek Interi.”

“Sterviteshim shume me goditjet e denimit: une, Seedorf, Materazzi: ata e dinin qe godisja fort. Materazzi donte ta gjuante, por Seedorf me therriti dhe i tha Marcos te me linte mua. Nuk e besoja. Ka qene nje surprize: ishte dicka e mrekullueshme. Kam treguar se kush isha une.”

Goli kunder Venezias?

“Sa mire qe besova: ishte e veshtire, por e dija qe mund te shenoja duke qendruar aty dhe te besoja. Fale zotit shenova ate gol ne fund dhe Interi kishte nevoje per ate fitore. Shkoi mire.”

Goditesit e tjere me te majten?

“Kam mesuar shume nga Mihajlovic dhe Recoba: pas stervitjeve ndaleshim te sterviteshim me goditjet e denimit. Fale tyre kam mesuar shume gjera.”

Ndeshja me Udinesen?

“Sa mire qe luajta, ndryshe do te kisha marre nje gjobe sepse isha me shume vonese.”

Tifozet e Interit te duan ende shume.

“Une i falenderoj, ata me bene te mundur te behesha Perandori. I falenderoj te gjithe per momentet e mia me ata: Interi ka qene shtepia ime e dyte dhe eshte ende.”

“Une kam gabuar shume, nuk isha ne rregull me mendjen time: babai im vdiq dhe une thjesht nuk isha aty. Kam kerkuar te largohem per ate, jo sepse doja te luaja me shume tek Interi. Ja pse. Prandaj me falni.”

“Ishte dicka personale, nuk isha aspak ne rregull me mendimet e mia. I kerkoj falje dhe i them faleminderit sepse tifozet kane qene me te rendesishmit per mua aty: shpresoj nje dite te vi dhe ti takoj te gjithe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.