Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 7, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hakimi, Conte dhe fraza e ish-tranjerit qe sapo eshte bere meme: “Hakimi eshte nje deshtak kur vjen puna te…”

Hakimi, Conte dhe fraza e ish-tranjerit qe sapo eshte bere meme: “Hakimi eshte nje deshtak kur vjen puna te…”
Inter Club Staff

Vite me pare, kur Antonio Conte ka qene tranjer i Interit, duke qeshur dhe duke bere shaka, ka dhene nje interviste ku vinte ne loje Hakimin.

Sipas teknikut italian, kur vinte puna te penalltite, Hakimi ishte nje “deshtak i pashoq”, sepse nuk dinte aspak ti gjuante ato.

Conte ne ate kohe ka thene: “Hakimi eshte i mire, por eshte e rendesishme qe ai te mos i afrohet kurre gjuajtjes se penalltive”.

“Nga larg kur e sheh ka kapacitete te rendesishme, por nese do te luajme dicka me penallti, duhet te zhduken te gjithe lojtaret e tjere perpara se te gjuaje ai”.

Le dichiarazioni di Conte e il rigore di Hakimi: Perisic se la ride- immagine 3

“Eshte vertete nje deshtak per penallti, akoma me deshtak se une kur luaja futboll dhe qe nuk dija ti shenoja”.

Keto kane qene fjalet e plota te Contes, qe jane thene pas nje Inter-Verona ne 2021 dhe tashme jane kthyer ne nje ‘meme’ ne rrjetet sociale.

Kjo sepse Hakimi ka shenuar nje penallti speciale dhe teper te bukur duke i dhene kualifikimin Marokut te tij ndaj Spanjes.

Nderkohe, te profili i Sky Sport ne instagram, edhe Ivan Perisic ka gjetur kohe te tallet me keto fjale, duke qeshur dhe duke bere tag ish-tranjerin e tij Antonio Conte dhe ish-shokun e skuadres, Hakimi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.