Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,078 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hakimi, PSG ben bilancin e vitit te pare: “Cfare kuptimi me Mbappe”. Por del ne pah se lojtari tek Interi kishte…

Hakimi, PSG ben bilancin e vitit te pare: “Cfare kuptimi me Mbappe”. Por del ne pah se lojtari tek Interi kishte…
Inter Club Staff

Paris Saint Germain, me ane te nje postimi ne sajtin e saj zyrtar, ka bere nje bilanc se si ka shkuar sezoni i pare si lojtar i parizieneve per Achraf Hakimi.

Marokeni eshte transferuar nje vere me pare nga Inter dhe sipas PSG ka arritur te plotesoje te gjithe pritshmerite ne Paris.

“Ai ka ardhur nga Milano, eshte pershtatur shume mire ne vetem tre jave me shoket e rinj. Ka debutuar me stil te madh duke shenuar direkt ne Ligue 1, ne ndeshjen qe hapi sezonin.”

“Me te ka lindur menjehere nje kuptim i madh me Mbappe edhe jashte fushe dhe kjo ka bere qe gjithcka te behej me e thjeshte ne fushe per te.”

Hakimi, il PSG fa il bilancio del primo anno: “Che legame con Mbappé”. Ma all’Inter…- immagine 2

“Nje miqesi e lindur ne menyre natyrale dhe spontane e cila eshte shpjeguar edhe pak muaj me pare nga vete lojtari.”

Ne total, Hakimi ka luajtur me PSG ne kete sezon 41 ndeshje, 32 nga te cilat ne Ligue 1 dhe 8 te tilla ne Champions League.

Ai ka qene lojtari i dyte me shume i perdorur pas Mbappe dhe e ka mbyllur kete sezon me kater gola dhe me 6 assiste.

Ne fund te shkrimit, PSG shkruan se “Keto numra jane nje shprese e madhe edhe per sezonin e ri qe do te jete i dyti per Hakimin.”

Eshte e mundur qe Hakimi te kete bere mire me PSG ke te sezon, por perpara se te transferohej ne Paris, ne sezonin e pare dhe te vetem me Interin, ai vendosi numra te cmendur.

Me Interin, ne 45 ndeshje ne total, ndermjet Serie A, Champions League dhe Kupen e Italise ai shenoi shtate gola dhe dhuroi 11 assiste.

Ai e pati shume te veshtire ne fillim, ku u integrua dalengadale nga Conte ne skuadren e pare por me pas u be titullar i padiskutueshem.

Hakimi ishte nje nga lojtaret me te dashur per Interi ne sezonin Scudetto dhe largimi i tij ka qene nje nga me te dhimbshmit vitet e fundit.

Gjithesesi, ai ne Paris nuk ka kaluar nje vit te lehte pertej statistikave sepse ka qene shume i kritikuar, sidomos per ndeshjen kthyese ndaj Real Madrid.

Madje ne nje pike te sezonit disa media ne France kane shkruar edhe se lojtari ishte penduar per zgjedhjen qe beri per tu transferuar ne Paris.

Gjithesesi Inter e zevendesoi mire Hakimin duke investuar tek Dumfries qe kishte shkelqyer ne Euro 2020 me Hollanden.

Por per tifozet zikalter, Hakimi ka qene nje nivel totalisht tjeter. Nje lojtar qe kalon njehere ne dekade…

Burimi: FcInter1908.it.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.