Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,481 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Handanovic fjale te forta ne drejtim te shokeve te skuaders: “Ndoshta eshte me mire qe…”

Handanovic fjale te forta ne drejtim te shokeve te skuaders: “Ndoshta eshte me mire qe…”
Inter Club Staff

Ai ka qene nje nder me te miret ne fushen e lojes dhe nese ndeshja perfundoi me rezultatin 1-0 ne pjesen e pare ishte e gjitha merita e tij. 

Po flasim per Samir Handanovic, porterin zikalter. Gjithesesi Interi beri 10 minutat e fundit me shkatrrimtare te sezonit ndaj Atalantes duke u mundur ne fundin e lojes me rezultatin 4-1.

Keshtu, pas ndeshjes perpara mikrofonave eshte ndalur portieri zikalter dhe fjalet e tij kane qene si me poshte:

“Sot nuk ka funksionuar absolutisht asgje. Atalanta luajti me mire dhe meritoi plotesisht te fitonte.”

“Sot shume gjera nuk shkuan mire, por duhet te rinisemi menjehere dhe te mendojme direkt per ndeshjen e radhes pas pushimit te kombetareve.”

“Por kete ndeshje duhet ta shohim te gjithe bashke perseri dhe ta diskutojme.”

Keshtu eshte shprehur Handanovic pas ndeshjes dhe me pas ka vazhduar perseri:

“Mungese energjise sepse ishte fundi i tour de force? Nje humbje nuk eshte asnjehere e mire, por ndoshta do te na beje mire kjo lloj humbje.”

“E dinim se kunder kujt do te luanim por u treguam inekzistent ne fushe. Duhet te reflektojme dhe duhet te pergatisim me se miri ndeshjen ndaj Frosinones e te fillojme cdo gje perseri nga aty.”

“Skuadra? Te gjithe bashke, si skuader, duhet te bejme nje hap prapa. Mbase te flasim per gjera te medha ne kete moment eshte parakoheshme dhe e gabuar. Duhet te bejme nje hap prapa te gjithe e kjo ndeshje e konfirmon.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.