Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

463 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Higuain flet per Lautaron: “Ja kush eshte keshilla ime vetme per te.”

Higuain flet per Lautaron: “Ja kush eshte keshilla ime vetme per te.”
Inter Club Staff

E ardhmja e Lautaros eshte ende nje pikepyetje. Barcelona e ka vene ne shenjester te sulmeve te saj, por ende nuk eshte gjetur nje marreveshje me Interin.

Per kete dhe kualitetet e Lautaros ne mikrofonat e Tyc Sports ne Argjentine ka folur shoku i tij i kombetares, Higuain.

“Lautaro po ben nje karriere ne ngjitje. Ai ben pjese ne nje skuader te madhe si Interi dhe eshte ende shume i ri. Kjo eshte nje merite e tij.”

“Ka luajtur Kupen e Amerikes dhe ka shenuar gola. Normalisht i ka kualitetet per te qene 9 e Argjentines.”

“Por gjithcka varet nga ai. Ne moshen e tij kam marre shume pak kritika. Me siguri do te jetoje edhe me momente te veshtira sepse karriera e nje lojtari nuk eshte vetem me lule dhe trendafila.”

“Eshte ne ato momente qe ai duhet te tregoje qe eshte i forte.”

“Barcelona? Eshte shume e komplikuar te marresh nje vendim. Kur isha 18 vjec, Real Madrid erdhi me kerkoi dhe une nuk thashe: ‘jo, do pres te rritem edhe pak’. Nuk e di kurre cfare do te ndodhe me vone.”

“Kjo eshte keshilla ime per te. Eshte nje situate mjaft delikate kjo. Natyrisht nuk dua te komentoj per te evituar polemika, por kur vjen Barcelona te te kerkoje, me Messin… dihet.”

“Por nuk do doja te isha ne vendin e tij. Shume e veshtire ti kisha thene jo Barcelones.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.