Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

225 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ibrahimovic sfidon Interin: “Kampionati nuk ka mbaruar: do tentojme te kapim…”

Ibrahimovic sfidon Interin: “Kampionati nuk ka mbaruar: do tentojme te kapim…”
Inter Club Staff

Me sa duket Zlatan Ibrahimovic nuk e duron dot faktin se Milani i tij eshte jashte cdo gare per trofe ne kete sezon.

Pasi dy here i kishte asfaltuar Interi ne kete sezon, duke i eleminuar nga Kupa e Italise dhe me pas duke i mundur ne ndeshjen direkte me te rendesishme te sezonit ne Serie A, tashme ka ardhur nje zhgenjim tjeter.

Diten e djeshme, Milani me ADN Europiane (ashtu si kane qef disa ta quajne) humbi ndaj Manchester United ne shtepi, duke treguar se me Europen, skaudren e Milanit e lidh vetem e kaluara dhe kurresesi e tashmja.

Nderkohe, le te rikthehemi te fjalet e Zlatan Ibrahimovic, qe nuk pranon te dorezohet ne garen per kampionat dhe vazhdon ti hape sfide Interit.

“Kampionati nuk ka perfunduar. Duhet te vazhdojme perpara dhe te vazhdojme kete vit qe ka qene pozitiv deri me tani.”

“Nuk e meritonim te eleminoheshim, por ky eshte futbolli dhe mesohet shume nga momentet negative qe ka. Duhet te vazhdojme perpara.”

“Une dua te luaj per te fituar dicka, ka shume ndeshje akoma per te luajtur. Jemi te dytet, por duhet te mundohemi te arrijme vendin e pare.”

“Duhet te vazhdojme rrugen per fitimin e kampionatit, eshte ajo qe na ka mbetur. Te arrihet Championsi mund te jete dicka e bukur, por objektivi yne eshte te fitojme nje trofe kete sezon. Duam te fitojme Serie A.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.