Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

642 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ibrahimovic kujton Mourinhon tek Interi: “Ja pse eshte special ai njeri. Kur erdhi tek Interi…”

Ibrahimovic kujton Mourinhon tek Interi: “Ja pse eshte special ai njeri. Kur erdhi tek Interi…”
Inter Club Staff

Qe raporti i tyre ka qene gjithmone special, kjo gje dihet tashme dhe nuk ka nevoje per shume fjale. 

Por kesaj radhe ai qe ka folur drejtperdrejte per kete  ceshtje ka qene ish-sulmuesi suedez i Interit.

Zlatan Ibrahimovic eshte rikthyer te flase per Jose Mourinhon dhe ka konfirmuar admirimin e tij dhe ndenjen e vecante qe ai gezon per tranjerin portugez.

I intervistuar nga Mirror, suedezi ka thene:

“Jose eshte special dhe perpara te gjithash ai eshte nje njeri fitues. Fitues.”

“Ai ben gjithcka per te fituar – ka nenvizuar ish-sulmues ii Interit -. E njeh futbollin, di ta lexoje nje ndeshje, di te manipuloje edhe vete lojtaret qe ata te japin maksimumin.”

“Kujtoj kohen kur erdhi tek Interi: i bente te gjithe lojtaret te jepnin 200% nga vetja e tyre, por jo vetem per klubin por edhe per ate. Per Mourinhon.”

“Mou ben kete por ben edhe shume te tjera. Prandaj eshte special ai njeri. Une tranjer kam patur edhe Capellon qe ishte nje njeri i forte qe kerkonte disipline.”

“Une dhe ai arrogante? Njerezit jane injorante nese flasin per arrogance. Ajo qe kemi ne eshte thjesht besim per forcat tona.”

“Jemi te bindur se cfare aftesish kemi dhe cfare mund te arrijme. Arrogance? Jo, kjo quhet siguri.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.