Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,198 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta: “Icardi? Ja pse Spalletti nuk e ka grumbulluar sot. Eshte e papranueshme qe…”

Marotta: “Icardi? Ja pse Spalletti nuk e ka grumbulluar sot. Eshte e papranueshme qe…”
Inter Club Staff

Interi sapo ka humbur me Lazion, por lajmet ne kete moment po i nisim me deklaratat shume te rendesishme te Marottes vetem pak minuta perpara fillimit te ndeshjes ndaj kryeqytetasve. 

Ne kete ndeshje mungoi Mauro Icardi perseri sepse Spalletti nuk e ka marre ate as ne pankine de Beppe Marotta ka folur per mikrofonat e Sky Sport ku ka prekur shume tema rreth kesaj ceshtje dhe ka thene fjale mjaft te forta kunder avoktatit te familjes Icardi.

Ai kishte deklaruar ne media se vendimi i Spallettit ishte i papritur por sipas Marottes keto gjera nuk duhet te ndodhin sepse avoktatet nuk duhet te marrin vesh gjera nga dhoma e zhveshjes perpara se ato te behen publike.

Keto kane qene fjalet e administratorit te deleguar zikalter: 

“Une e vleresoj shume Nicolettin per profesionalitetin e tij te madh, por nuk mund te pretendohet qe avokati te di dicka te tille perpara te gjitheve apo perpara se lista te zyrtarizohet. Eshte dicka e pabesueshme, kjo eshte pergjigja ime.”

“Kur do te dalim nga kjo situate? Nga kjo situate ne kemi dale, rikthimi i Mauro Icardit ne skuader do te ndodhe gradualisht. Jane detyra te veshtira keto deh Spalletti ka nje rol te veshtire ne kete mes. Nuk eshte e thjeshte te menaxhohet.”

“Duhet ti njohim tranjerit te drejten per te zgjedhur bashkepunetoret e tij dhe lojtaret qe duhet te hidhen ne fushe e kush do te grumbullohet. Eshte vetem e drejta e tij.”

“Detyra eshte qe te ngrihen lart vlerat e klubit dhe duhet te respektojme ata qe po luftojne per te miren e Interit e ne kete rast Spalletti kete gje po ben.”

“Tranjeri yne eshte sjelle ne menyren me te mire te mundshme, ai lufton per vlerat e Interit, mendon per nje te ardhme te Interit dhe prandaj vendimet e tij jane vetem ne te mire te klubit. Kete gje duhet ta kemi te qarte.”

Nderkohe, kujtojme se cfare tha Luciano Spalletti perpara ndeshjes me Lazios per te kuptuar me mire situaten e Icardit: 

“Icardi eshte kthyer si nje lojtar i rinuar, pasi kishte disa kohe qe nuk ishte stervitur rregulisht.”

“Duhet ta bejme qe te futet sic duhet serisht ne mekanizmat e stervitjes. Duke pare ate qe ka ndodhur ne kete periudhe, e shoh te arsyeshme qe Icardi akoma nuk eshte gati ta ndihmoje grupin/”

“Duke u nisur nga gjithcka me lart, kam vendos mos ta grumbulloj per ndeshjen e neserme.”

Nderkohe qendroni me ne, pas pak notat e ndeshjes dhe intervista pas ndeshjes e Spallettit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.