Il Giornale: “Pas Sanchez, tashme Marotta eshte gati te mbylle blerjen e madhe te radhes. Por nuk mbaron me kaq…”
Sot ne darke Interi i Antonio Contes do te luaje ndaj nje skuadre teper te veshtire si Bayer Leverkusen per te marre aksesin ne gjysmefinalen e Europa League.
Nderkohe, ne klubin zikalter vazhdon puna e perditshme per merkaton dhe per perforcimin e skuadres.
Pas blerjes dhe berjes zyrtare te Alexis Sanchez, tani eshte shume afer edhe blerja e Sandro Tonalit, edhe pse ka disa kohe qe perflitet.
Per kete shkruan sot Il Giornale, e cila zbulon se “blerja tjeter e madhe pas Sanchez per Interin, eshte shume afer.”
“Per momentin, eshte konfirmuar Sanchez, por klubi ka gati ne dore blerjen tjeterr te madhe ne merkato dhe eshte nje merite e Marottes.”
“Eshte shume afer zyrtarizimit edhe blerja e Sandro Tonalit nga klubi i Brescias edhe pse nuk eshte dicka e re duke qene se ka shume kohe qe perflitet.”
“Ai eshte nje kerkese e vecante e tranjerit Conte dhe mund te jete nje tregues per qendrimin e ketij te fundit.”
“Per te ka qene ne gare edhe Milani dhe ne oret e fundit duket se eshte rikthyer edhe Juventusi, por me sa duket, pa sukses”, e mbyll shkrimin e saj Il Giornale.