Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | February 13, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Il Giornale zbulon prapaskenen e papritur: “Lautaro para Boterorit ka bere dicka tek Inter qe…”

Il Giornale zbulon prapaskenen e papritur: “Lautaro para Boterorit ka bere dicka tek Inter qe…”
Inter Club Staff

Pas Handanovic, Skriniar dhe Lautaro, sot shiriti i kapitenit do te kaloje ne krahun e Marcelo Brozovic.

Por sot, Il Giornale tregon te rejat e fundit dhe ate qe ka ndodhur tek Inter per sa i perket shiritit kohet e fundit.

“Tek Inter vazhdon stafeta e shiritit pasi ka qendruar per tre vite me radhe te nje krah i vetem qe nuk mungonte as ne miqesore”.

“Ne vetem dy jave, shiriti ka kaluar nga krahu i Skriniar te ai i Martinez dhe ne fund sot do te jete ne krahun e Brozovic”.

“Ne ditet e kaluara Marotta ka leshuar nje bombe te vogel ku ka thene se per te mbajtur ate shirit duhet te duash skuadren dhe ta respektosh ate duke pasqyruar vlerat e saj”.

“Nuk ka thene se pse i eshte hequr Skriniar shiriti, por ka thene pse ai nuk mund ta mbaje dot edhe pse ka folur jo direkt”.

“Brozo eshte nje njeri qe e meriton shirtin per shume vitet qe ka ne Milano por ka shume qe mendojne se ai nuk ka brumin e nje kapiteni”.

“Ne fakt, per dicka duhet te biem dakord te gjithe: per momentin, duke pare karizmen, grinten dhe gjithcka cfare ka bere, shiritin e meriton Lautaro Martinez”.

“E dini cfare ka bere ai perpara Boterorit? Ka qene me dhimbje te medha ne Kavilje, ka vuajtur sa here ka zbritur ne fushe”.

“Por ai me Interin dhe kurre nuk hoqi dore nga asnje ndeshje per te mos rrezikuar per Boterorin. Nuk e mendoj fare kete gje”.

“Perkundrazi, ndihmoi Interin qe kishte nevoje se ishte pa Lukakun dhe me pas, tentoi te ndihmonte edhe argjentinen”.

“E beri kete me injeksione dhimbje ne kavilje dhe pikerisht per kete arsye e humbi edhe vendin e titullarit ndaj Alvarez”.

“Por diti te vuante, pa e bere te madhe, duke respektuar shoket dhe skuadren ku po luante e me pas kombetaren”.

“Keto jane gjera qe jane zbuluar nga mjeket respektiv sepse nga goja e Lautaros kurre nuk ka ardhur nje ankese”.

“Prandaj, Inter ka ne shtepi nje njeri qe e meriton ate shirit: ai eshte Lautaro. Te tjeret ose i duhet te bejne edhe pak rruge si Barella dhe Bastoni ose i mungon karizma e duhur si Brozovic apo De Vrij”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.