Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

413 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Il Giorno, cfare fantazie: “Eriksen, eshte hedhur ne sulm edhe Milani: ata jane gati te ofrojne…”

Il Giorno, cfare fantazie: “Eriksen, eshte hedhur ne sulm edhe Milani: ata jane gati te ofrojne…”
Inter Club Staff

Dy ndeshje dhe asnje minute per Christian Eriksen dhe menjehere eshte ngritur nje tym i madh mbi te ardhmen e danezit.

Mesfushori duket me larg se kurre ne kete moment nga skuadra e Antonio Contes dhe nga ngjyrat zikalter.

Dhe keshtu, Interi po i mendon te gjitha hipotezat per ta shitur ose jo lojtarin ne janar, apo edhe vetem per ta huazuar ate.

Nderkohe diten e sotme, Il Giorno, gazeta italiane, ka hedhur nje hipoteze te denje per nje film fantashkence.

Sipas tyre, Eriksen mund te perfundoje tek… Milani. Ja cfare shkruajne ata: “Duket se lojtari dhe agjenti i tij po mendojne nje transferim te mundshem ne Paris.”

“Por per ata qe nuk e dine, ne disa vende speciale ne Milano po flitet per nje interesim te forte te Milanit per lojtarin.”

“Do te ishte nje transferim i pabesueshem nga Interi te Milani. Motivi eshte sume i thjeshte: sepse Milani ka objektiv kualifikimin ne Champions League dhe Eriksen do te ishte nje blerje teper e madhe per ta dhe per kete objektiv.”

“Por qe kjo gje te ndodhe ne janar, eshte pak e veshtire. Per shume arsye ndoshta: kerkesa ne para e Interit, rroga e lojtarit, deshira e tij per te luajtur ne Europa League? Ai eshte nje njeri Championsi me shume.”

“Por te mos harrojme se tek Milani ai do te luante titullar, dhe Pioli pelqen shume te luaje me nje trekuartist, pozicioni i ideal per te.”

“Interi edhe po e shiti 12 milione euro Eriksen, do te bente plusvalence e imagjinoni sikur ta shesi 20 milione euro: akoma me mire.”

“Por a do ishte Interi i gatshem ta shiste tek Milani? Kjo nuk dihet. Por ne keto kohera Covid19, cdo oferte lexohet me kujdes dhe ku i dihet…”, lexohet ne faqet e Il Giorno.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.