Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,010 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, a rrezikohet fitimi i Skudetos nga Super Liga Europiane? “Federata ben me dije se Inter nuk…”

Inter, a rrezikohet fitimi i Skudetos nga Super Liga Europiane? “Federata ben me dije se Inter nuk…”
Inter Club Staff

Nuk jane te pakte tifozet e shqetesuar te Interit pas lajmeve te fundit per pjesemarrjen e klubit zikalter ne Super Ligen Europiane.

Sipas asaj qe eshte thene ne oret e fundi dhe qe me pas eshte zyrtarizuar, klubi zikalter eshte nje prej “klubeve themeluese” te kesaj lige bashke me 11 klube te tjera te medha Europiane.

Kjo gje ka sjelle menjehere edhe reagimin e fuqishem te UEFA-s, FIFA-s, si dhe Federatave perkatese te futbollit ne Europe.

Nderkohe shqetesues per tifozet zikalter kane qene edhe zerat dhe kercenimet e UEFA-s per perjashtimin nga kampionatet kombetare te skuadrave ne fjale. Por a e prek dicka e tille Skudeton e mundshme qe mund te fitoje Interi ne kete sezon?

Image

Per kete ka dhene pergjigje zyrtare Federata, e cila ka treguar se kampionati qe eshte duke u luajtur ne kete moment nuk eshte fare ne diskutim.

“Sanksionet e mundshme per klubet qe kane themeluar kete Superlige nuk do te preke aspak vazhdueshmerine e kampionatit ne vazhdim.”

“Federata e Futbollit te Italise ka vendosur te qendroje ne nje linje me Federatat e huaja ne Europe si dhe bashke me UEFA dhe FIFA ne kete histori.”

“Vetem pasi te shihet gjithcka me kujdes, atehere do te merren edhe vendimet perkatese per kete ceshtje”, ka shkruar Federata ne kete komunikate, por ajo ka theksuar se Inter dhe ky sezon nuk mund te preken dot nga asnje vendim i tille.

Keshtu, per qetesine e te gjithe zikalterve, nuk ka asnje shans qe te preket Skudeto i Interit ne rast se zikalterit fitojne kampionatin ne kete sezon. 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.