Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,039 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Acerbi, ndizet alarmi i nje ‘Vucinic-Guarin 2’? “Curva Nord po mendon seriozisht per nje…”

Inter-Acerbi, ndizet alarmi i nje ‘Vucinic-Guarin 2’? “Curva Nord po mendon seriozisht per nje…”
Inter Club Staff

Tifozet e Interit i kane thene te gjithe njezeri jo ardhjes se Francesco Acerbi dhe mendohet se ky eshte nje nga motivet qe Inter po mendohet me gjate per te.

Ne rrjetet sociale, tifozet e Interit nuk po tregohen aspak te qete dje mikprites per nje transferim te mundshem te italianit ne Milano.

La Gazzetta dello Sport ka dashur te kujtoje diten e sotme edhe nje ndodhi te se kaluares qe tregon me se miri se si tifozet ndonjehere kane shume peshe.

“Do duhet te kthehemi prapa ne 2014, kur tifozet e Interit, te organizuar bene qe te deshtoje nje tratative merkatoje e Interit me Juventusin”.

“Ishte shume afer nje shkembim i Fredy Guarin me Vucinic por Curva Nord u mobilizua per te prishur gjithcka”.

“Ishte nje transferim qe jepej nga te gjithe si i mbyllru, por jo deri sa tifozet zikalter u futen ne pune dhe mesazhet ishin te qarta: ky transferim duhet te ndalet menjehere, te mos behet”.

“Ne ate rast Mirko Vucinic qendroi te Juventusi dhe Fredy Guarin ne Milano. Ne ate kohe presidenti Thohir u zbraps menjehere”.

“Te gjithe e kujtojne se Vucinic ndodhej ne Milano kur Inter vendosi te terhiqej. Ne ate kohe, Beppe Marotta deklaroi “Nuk kisha pare kurre me pare dicka te ngjashme”.

“Sot Marotta eshte tek Inter, dhe nuk eshte ndikuar kurre nga tifozet ne karrieren e tij, por Curva Nord po mendohet seriozisht se cfare duhet te beje.”

“Ose lojtari do te kontestohet pa u blere akoma, nese zerat behen serioze me qellimin per te prishur tratativen ose lojtari do te sulmohet vazhdimisht edhe ne stadium nese transferohet tek Inter. Te dy keto situata nuk do te ishin te lehta per drejtuesit e Interit, qe po mendohen me gjate se me cdo lojtar tjeter per Acerbin”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.