Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 8, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, agjenti i lojtarit pranon interesin per super talentin e Katar 2022? “Inter klub i madh: kurre mos…”

Inter, agjenti i lojtarit pranon interesin per super talentin e Katar 2022? “Inter klub i madh: kurre mos…”
Inter Club Staff

Nje nder profilet qe Inter ka ndjekur me kujdes te madh per mbrojtjen e saj sipas La Gazzetta dello Sport eshte edhe Piero Hincapie.

Per ta njohur me shume kete interes te Interit, FcInterNews.it ka intervistuar Manuel Sierra, agjentin e te riut ekuadorian.

Keto kane qene fjalet e tij:

“Ai eshte nje lojtar shume i shpejte, agresiv, fitues, qe di te dale me top ne kembe dhe transmeton siguri ne prapavije”.

A mund te luaje ne krah por edhe ne qender?

“Po, edhe pse eshte me shume mbrojtes qendre se nje lojtar krahu”.

Bayer 04 sign central defender Hincapie | Bayer04.de

Cili eshte stili i tij i lojes? Nese do e krahasonim me nje lojtar nga cilesite qe djaloshi ka, cili do te ishte ai?

“Si menyre loje mund te them Sergio Ramos, nje Puyol. Lojtar qe godet me te majten, me mentalitet fituesi”.

Pas ketij boterori, ku deshiron te mberrije djaloshi? 

“Sa me lart te mundet, ashtu si deshira e cdo lojtari ne bote. Ai tani deshiron qe te shenoje njehere e mire nje rrugetim te bukur ne futboll.”

Sa mund te kerkoje Leverkusen per ta shitur? Sa mund te jete vlera e tij?

“Nuk e dime akoma, eshte nje nga lojtaret me te rendesishem qe kane ne skuader. Do te kerkojne aq sa do e mendojne te nevojshme. Une skam folur ende per kete me ata”.

Thuhet se Inter eshte e interesuar. Ke folur me zikalterit?

“E verteta eshte se askush nuk me ka telefonuar per te folur per te…”

A do te ishte nje opsion per te firmosur me Interin nese keta te fundit do te benin nje oferte per te marre lojtarin?

“Inter eshte nje klub i madh. Ne futboll kurre mos thuaj kurre. Eshte e qarte qe do te ishte nje kalim shume interesant nese do te shkonte tek Inter”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.