Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,481 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, agjenti i Radu nuk permbahet: “Do te largohet nga Interi. Ate e kerkojne klube te medha nga…”

Inter, agjenti i Radu nuk permbahet: “Do te largohet nga Interi. Ate e kerkojne klube te medha nga…”
Inter Club Staff

Radu ka bere xhiron e botes me ate gabim ne ndeshjen ndaj Bolognes qe i kushtoi Interit shtrenjte duke humbur edhe ndeshjen me rezultatin 1-2.

Nderkohe qe portieri eshte mbrojtur menjehere nga klubi ku shoket dhe stafi i kane qendruar afer, per te ka folure dhe agjenti i tij.

Keshtu, Oscar Damiani, ka qene prezent ne Tiki Taka, ku ka folur perseri per kete gabim te Radu ne ndeshjen ndaj Bolognas.

Nder te tjera, ai ka treguar se Radu nuk do te qendroje me tek Inter po do te largohet: “Radu nuk ka nevoje te mbrohet nga une.”

“Ai do te dije te mbroje veten ne fushen e lojes, vete. Ne keto dite ka kaluar momente te veshtira, por tani eshte i qete dhe kthjellet.”

“Nese do te luaje prape, eshte gati. Ne te kaluaren e ka treguar se eshte nje portier i madh edhe me Kombetaren e tij, me Genoan, me Avellinon.”

“Me siguri e ardhmja e tij nuk do te jete tek Interi, qe ka bere zgjedhje te tjera dhe do te largohet. Por ne e dime vleren e tij.”

“Ka skuadra te medha qe e ndjekin ate nga e gjithe Europa. Nuk kam asgje per te shtuar me per kete ceshtje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.