Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

833 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Atletico Madrid mberrin ne Milano per Lautaron: “Ja oferta e tyre. Interi kerkon nderkohe…”

E FUNDIT – Atletico Madrid mberrin ne Milano per Lautaron: “Ja oferta e tyre. Interi kerkon nderkohe…”
Inter Club Staff

Atletico Madrid duket se e ka shume seriozisht per Lautaro Martinez: Colchoneros, pas sinjaleve te javeve te kaluara, duket se kane vendosur qe te thyejne heshtjen dhe jane prezantuar ne Milano.

Ata kane derguar nje delegacion te tere per te folur me Interin pikerisht per mundesine e transferimit te argjentinasit ne Madrid.

Keshtu shkruan Tuttosport, e cila nenvizon: “Pervec Simone Inzaghi, dje ne Milano eshte prezantuar edhe Atletico Madrid.”

“Misioni ka qene i qarte: kampionet e rinj te Spanjes jane ne gare per Lautaro Martinez dhe duan qe te arrijne tek ai ne tre javet e ardhshme.”

“Diten e djeshme nderkohe, Marotta, Ausilio dhe Baccin kane siguruar Simone Inzaghin se skuadra e Interit do te jete shume kompetitive dhe argjentinasi mund te largohet vetem perpara nje oferte te parezistueshme.”

“Koncepti i ofertes se parezitueshme shkon deri te nje shifer ama: per Lautaron, kjo shifer eshte 90 milione euro, aq sa eshte vleresuar lojtari edhe nje vere me pare kur Barcelona e kerkonte.”

“Nje cmim ky qe ne kohe pandemie eshte shume i larte. Por nuk duhet harruar se 10% te kesaj shume Interi duhet ta kaloje te Racing Avellaneda.”

“Plusvalenca e Interit nderkohe do te ishte shume e larte duke qene se ai pishon ne bilanc sot vetem 11,6 milione euro.”

“Inzaghi, qe ne ditet e para, ka folur me Romelu Lukaku dhe ka marre siguri edhe nga ai se do te qendroje.”

“Gjithesesi, emrat qe fliten per te ardhur tek Interi ne rast se Lautaro largohet, jane emra me te vertete te rendesishem.”

“Mendohet se ne krye te listes eshte Luis Muriel, qe ka shenuar 26 gola ne sezonin e fundit ne Bergamo ku 22 gola jane shenuar vetem ne kampionat.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.