Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

535 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare frike: “Barcelona po mendon seriozisht te beje nje super oferte per yllin e mesfushes zikalter.”

Inter, cfare frike: “Barcelona po mendon seriozisht te beje nje super oferte per yllin e mesfushes zikalter.”
Inter Club Staff

Ai ka ardhur ne Milano ne veren e shkuar ne fund te nje tratative shume te veshtire dhe te gjate me Cagliarin.

Nderkohe qe erdhi me shume dyshime, ai ka ditur ti binde te gjithe se ato 50 milione euro te shpenzuara per te e qe ne momentin e pare dukeshin shume, nuk ishin aspak keshtu.

Ai ka treguar gjithcka ne fushen e lojes duke dhuruar paraqitje te nje niveli absolut, duke u bere nje shtylle kryesore e Interit ne kete vit e pak muaj ne Milano.

Ne kete fillim sezoni, italiani ka qene nje protagonist absolut tek Interi dhe ne kombetare, aq shume sa Corriere dello Sport sot ka ngritur alarmin per nje oferte te mundshme te Barcelones per te.

“Ne kete moment, ato 49 milione euro bashke me bonuse qe Interi mund ti paguaje te gjitha, edhe pse me keste te ndryshme, nuk duken me dicka e tepruar.”

“Kjo sepse Niccolo Barella, ne 15 muajt e tij te pare si zikalter ka treguar se jo vetem mund te luaje ne nje kampionat italian me te medhenjte, por mbi te gjitha se mund te jete nje mesfushor edhe per nje klub te madh europian.”

“Behet fjale per Barcelonen, nje skuader qe ka kerkuar informacione per te dhe mund te arrije deri aty sa te shpenzoje nje super shifer per ta marre ne Katalunje.”

CFARE NISJE! – “Barella e ka nisur 2020-2021 ne menyren me te mire te mundshme, e shume me mire se ne 2019-2020.”

“Si me Interin, por edhe me Komebtaren e Italise ku ka treguar paraqitje te medha ne fushen e lojes ndaj Kombetareve me te medha ne Europe.”

“Me Italine ka qene match-winner ne transferten e Hollandes por ne ndeshjen e kthimit ka dhene nje super assist per Pellegrinin pikerisht ndaj Hollandes ne Bergamo. Nje shtylle si per Conten e si per Mancinin.”

BONUSE TE REJA – “Cdo here qe zbret ne fushe me Interin, Cagliari behet i lumtur.”

“Sepse jo vetem mardhenia e tij me Cagliarin ka mbetur shume e ngushte, por edhe sepse klubi cagliaritan do te perfitoje 8 milione euro kur Barella te arrije numrin e 100 ndeshjeve me Interin ku ai duhet te kete luajtur te pakten 45 minuta ne fushen e lojes.”

“Disa bonuse te tjera nderkohe jane maturuar, por deri ne fund te majit, me siguri do te kete edhe te tjera.”

“Nese me pas Zhang do te duhet te paguaje edhe ndonje nga bonuset per fitimin e Serie A apo Champions League (qe jane 4 milione euro), me siguri qe nuk do te jete shume i keqardhur…”

“Por duhet pare me kujdes cdo gje tani: do te duhet nje rinovim per ta blinduar ne Milano njehere e mire.”

“Barcelona, sipas burimeve afer ndermjetesuesve, mund te arrije deri aty sa te paguaje nje shifer qe afrohet me 100 milionet per italianin…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.