
Gazzetta zbulon: “Inter, gjithcka e vertete: ja goditja e pare e janarit. Po punohet fort vetem per formulen…”
Edhe diten e sotme ka ardhur nje konfirmim shume i rendesishem per Kampionet e Italise dhe nje goditje te mundshme.
Kete gje e ka thene La Gazzetta dello Sport e cila flet me siguri te plote per blerjen e pare te Interit qe mund te ndodhe ne krahun e majte.
“Behet fjale per Lucas Digne, mbrojtesi i krahut te majte. Me sa duket ka konfirmime serioze per te per sa i perket nje transferimi ne Milano.”
“Mbrojtesi i krahut francez eshte i perzgjedhur i Inzaghit per krahun e majte dhe per rolin e zevendesit te Perisic.”
“Sipas burimeve te sigurta, Interi ka pasur nje kontakt te rendesishem me Everton per te. Francezi eshte ne dalje e siper dhe i ka prishur mardheniet me teknikun Rafa Benitez.”
“Nderkohe, ne tavolinen e tij, Interi eshte nje opsion i rendesishem bashke me Napolin, por per zikalterit ai ka nje dakordesi totale.”
“Por ka edhe me shume: agjentet qe po punojne per kete operacion kane siguruar se ekziston mundesia serioze qe lojtari te kaloje ne janar tek Interi ne huazim.”
“Ne kontaktin direkt qe ka ndodhur ndermjet klubit zikalter dhe Everton nuk eshte se ka pasur as nje hapje dhe as nje mbyllje per kete hipoteze.”
“Ose me mire, ata jane dakord per huazimin, por klubi i Benitez deshiron ta lidhe kete huazim me nje blerje te detyrueshme.”
“Ashtu si eshte bere me dije, ne fakt, linja e merkatos se Interit eshte qe te mos shpenzohet ne merkaton e janarit sepse eshte e veshtire te godasesh.”
“Inter eshte ne faze studimi tani edhe per fatkin se nga skuadra zikalter nje lojtar duhet te largohet nese francezi vjen ne Milano.”
“Inzaghi nuk do te ishte aspak kunder nje transferimi te francezit madje ai vete e shikon si nje nevoje te Interit invetimin ne krahun e majte.”
“Topi i ka kaluar klubit te Everton, qe duhet te mendohet se cfare duhet te beje me Digne qe te ardhme ne Liverpool nuk ka me.”
“Nese do te ishte ne doren e tij vetem, ai do te ishte transferuar ne Milano ku do te gjente nje skuader te rendesishme per karrieren e tij.”
“Lojtari ka luajtur edhe me pare ne Itali, ku ka veshur fanellen e Romes edhe duke shkelqyer madje.”