Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

208 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Antonio Conte mungon edhe sot ne Appiano: ja arsyeja se pse tekniku nuk po paraqitet

Inter, Antonio Conte mungon edhe sot ne Appiano: ja arsyeja se pse tekniku nuk po paraqitet
Inter Club Staff

Diten e djeshme Appiano Gentile ka rihapur dyert per Interin dhe lojtaret kane rifilluar stervitjet individuale ne prag te rinisjes se kampionatit.

Por ai qe ka munguar ne Appiano Gentile ka qene njeriu me i shumepritur, Antonio Conte qe me sa duket ka nje arsye per kete.

Ashtu si shpjegon Gazzetta dello Sport, gjithesesi ai e ka komanduar nga distanca zhvillimin e dy stervitjeve te lojtareve te tij.

“Ai eshte, por nuk duket. Po flasim per misterin. Dje ne Appiano nuk eshte pare, e nuk do te jete as sot pasdite per diten e dyte te stervitjeve individuale.”

“Por nuk eshte nevoja, ne kete faze. Ai ka njerezit e tij ne fushe. Po perdor telekomanden ne distance. Mund te kishte zgjedhur te ishte, por ka marre kete vendim.”

“Kjo eshte nje faze ku duhen eleminuar daljet e kota dhe tekniku me shume se do vezhgonte stervitjen individuale te lojtareve nga larg, nuk do te kishte asnje detyre.”

“Pikerisht ashtu si eshte bere ne dy muajt e izolimit, kur i ka nenshtruar lojtaret te sterviteshin me nje program teper intensiv.”

“Nuk ka qene nje kaprico, por frut i bindjes se ishte e vetmja rruge per tu pershkruar qe askush te mos gjendet i papergatitur ne rast se do te rinste kampionati, edhe pse kjo do te thoshte ne ate periudhe rrezik per demtime.”

“Por thelle-thelle, gjithcka u be per te mos i dhene kundershtareve avantazhe ne kete moment.”

“Eshte nje sezon i tere per tu luajtur, nje kampionat per tu sistemuar dhe nje Europa League per ti shkuar deri ne fund.”

“E mbi te gjitha, tekniku nuk e ka harruar deshiren e Zhang dhe te gjithe klubit per te arritur ne fund te nje kompeticioni te rendesishem qe kete sezon.”

“Edhe Kupa e Italise eshte aty, te mos harrojme. Mjafton te vihet ne pune mendja dhe qetesia e skuadres se fillim sezonit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.