Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 12, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Barcelona cmendet totalisht: “Kujdes tifoze te Interit: nuk do te lejoheni ne stadium nese keni me vete…”

Inter, Barcelona cmendet totalisht: “Kujdes tifoze te Interit: nuk do te lejoheni ne stadium nese keni me vete…”
Inter Club Staff

Me sa duket ne Barcelone diten e sotme po ndihet nje atmosfere shume e tensionuar ne prag te ndeshjes Barcelona-Inter.

Me shume se sa nje tension i lindur natyrshem, duket nje tension i provokuar direkt nga klubi i Barcelones.

Duke qene se ata e kane ndjere kete ndeshje qe ne fillim si nje ndeshje ‘jete a vdekje’, ne kete forme kane tentuar te karikojne tifozet e tyre.

Duke pasur frike gjithashtu per nje stadium jo shume te zjarrte, prej ditesh ambienti katalanas eshte karikuar me hipoteza per arbitrimin apo me slogane te tipit ‘Remutada’.

Image

Nderkohe, diten e djeshme, Barcelona ka komunikuar nje vendim shume te shemtuar qe ne Milano nuk ka ndodhur kurre.

Sipas komunikates se tyre, asnje tifoz i Interit nuk do te lejohet me simbolet zikalter ne pjese te tjera te stadiumit.

Pra, nese nje tifoz zikalter ka te veshur fanellen, apo ka me vete ndonje shall zikalter apo ndonje flamur, do i ndalohet hyrja ne stadium.

Jane skena apo gjera qe mund te duken normale ne ndonje derbi te Amerikes Latine, por ne nje ndeshje te Champions League duken komplet qesharake.

Nje nga vendimet me te shemtuara ne histori qe te kthejne prapa ne ate 2010 ku Barca beri perseri te njejten gje me tifozet e Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.