Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

831 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Bergomi kritikon ashper Conten: “Me thoni pak, cfare dreq menaxhimi eshte kur shikon Lukaku…”

Inter, Bergomi kritikon ashper Conten: “Me thoni pak, cfare dreq menaxhimi eshte kur shikon Lukaku…”
Inter Club Staff

I pyetur ne studiot e Sky Sport, Beppe Bergomi, ish-mbrojtes qendre dhe legjende e Interit, ka komentuar keshtu humbjen e zikalterve ndaj Bolognas.

“Interi me ka pelqyer, ne pjesen e pare kane luajtur mire. Kush thote te kunderten, nuk e ka pare ndeshjen/”

“Por duhet qe te mbyllen ndeshjet. Cfare kuptimi ka te kesh 10 raste dhe te mos shenosh asnje? Normal qe do e pesosh me pas.”

“Pastaj, gjuajtesi i penalltise eshte Lukaku. Ja ka lene njehere penalltine Espositos kur ndeshja ishte e konsoliduar.”

ergo

“Gjesti ishte shume i bukur, donte te linte Lautarorn te zhbllokohej, por duhet te mendosh te mbyllesh ndeshjen aty.”

“Cfare dreq menaxhimi eshte kur Lukaku afrohet te gjuaje penalltine dhe dikush tjeter ja kerkon ate?”

“Une nuk besoj se zerat e merkatos ndikojne, por ajo penallti duhej gjuajtur nga Romelu Lukaku ne cdo rast, ne cdo rrethane.”

“Nuk me ka rene ne sy per keq si ka levizur Lautaro, ka pasur raste dhe ka ndihmuar skuadren. Por pas penalltise nuk ka qene me prezent dhe u fik fare.”

“Eriksen? Ne ndeshjet e para, ka luajtur me mire. Skuadrat kundershtare ama jane shume te kujdesshme ndaj trekuartistave, nuk te japin hapsire. Ti pret gjithmone dicka me shume nga ai, por nuk po ben aspak mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.